Dashuria Highlight

Letër njeriut që ma mësoj dashurinë!

Dashuria më e mirë është ajo që zgjon shpirtin, që na bën të arrijmë më shumë, që mbjell zjarrin në zemrat tona dhe sjell paqe në mendjet tona. Kjo është ajo që shpresoj t’ju jap përgjithmonë.” – Nicholas Sparks, The Notebook

 

Asaj/atij  që më do:

Ne u takuam jo shumë kohë më parë, por më duket sikur të kam njohur përgjithmonë. Ti e di çdo të qarë dhe qarje në shpirtin tim dhe nuk më gjykon për sekretet që fsheh.

Ti je një  festë.Dhe ti më inkurajon ta festoj jetën. Ti më ndihmon të ngrihem lart në ditët e mia më të errëta dhe të gëzohesh me mua në më të ndritshmet. Nuk e kemi pasur të lehtë në këtë jetë, por ne marshojmë me guxim pavarësisht asaj me cka jemi përballur dhe nuk do të doja të ecja nëpër stuhi me dikë tjetër në krah.

Ti dhe unë jemi të ndryshëm, por në thellësi jemi i njëjti shpirt.

Kjo është arsyeja pse ne shkojmë kaq mirë, sepse zemrat tona rrahin me të njëjtin ritëm dhe kërcejmë të njëjtën valle. Ne dukemi të fortë në sipërfaqe, por kemi dete të trazuara brenda nesh që na lëkundin nga një ekstrem në tjetrin. Ne kemi një pasion, një zjarr në shpirtin tonë që askush nuk mund ta shuaj, dhe shpresoj ta dishë rëndësinë tënde për mua.

Ti dashuria ime, asnjëherë nuk më ulë dhe nuk më bën të ndihem sikur nuk mund të arrij diçka, pa marrë parasysh se çfarë dua në jetë, ti qëndron pranë meje dhe më gëzon.

Askush nuk më sheh mua si ti, dhe kjo është arsyeja pse unë të zgjodha ty.

Disi e dija se do të kishim një lidhje para se të flisja me ty. E dija gjithashtu se rruga përpara do të ishte shumë e vështirë dhe të testoja ty dhe unë në mënyra që nuk mund ta imagjinonim.

Megjithatë, ne jemi ende në këmbë, më të fortë se kurrë më parë.

Zemra ime është thyer dhe vrarë në të kaluarën,ka përjetuar tragjedi, tradhëti, dhimbje zemre dhe pikëllim. Jam ndjerë i/e humbur, kam përjettuar zbrazëtinë që të jep vetmia. Në rrëmujen që jetoj vetëm ti arrite të mbjellësh paqe. Me ty po mësoj çfarë është dashuria pa kushte.

Ti më ke bërë ti dua edhe pjesët e errëta të jetës time, të dua gjërat që dikur i urreja.

Bota na e dha një mundësi, që ta duam njëri tjetrin në tokë, dhe t’i dhurojmë botës dashurinë tonë.

Mos harro,  ti më pëlqen kur buzëqeshë e kur qanë.

Të dua përgjithmonë…