Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Këshilla për të kaluar momentet e vështira!

Secili nga ne ka momente kur ndihet i shqetësuar. Në raste të tilla  keni vështirësi të mendoni qartë, duke humbur aftësinë për të marrë vendime të mençura.

Ndonjëherë është e vështirë të kontrollohen ndjenjat dhe të gjeni logjikën në momentet e vështira.

 

Portali “Unik” ua sjell disa mënyra përmes të cilave mund të kaloni këto momente:

1.Kontroloje frymëmarrjen;

-Gjeni një vend të qetë dhe paqësor për të qetësuar ankthin.

-Merrni frymë thellë duke numëruar deri në katër në thithje dhe pastaj numëroni përsëri deri në katër në nxjerrje.1234

-Përsëriteni këtë proces dhe përpiquni të ngadalësoni frymëmarrjen.

 

2.Vizualizoni:

-Kur frymëmarrja juaj ngadalësohet, mendoni për një eksperiencë pozitive ose detaje nga një tregim që ju ka kënaqur më parë.

-Drejtoni vëmendjen larg situatave stresuese dhe në vendet e sigurta të imagjinatës suaj.

Disa shenja të vogla të stresit që shumë njerëz i kalojnë pa i vënë re.

-Kur përjetoni ndjenjen “që nuk keni kohë”, ju mbyllni jetën emocionale për të përballuar ditën.

-Irritim ndaj gjërave të vogla:

-Reagimi i shpejtë ndaj gjërave të vogla dhe irritimi nga faktorët që më parë i keni injoruar.

-Bëhesh më i pasigurt në vetvete dhe ndjen që duhet të përpiqesh edhe më shumë. Kujdesesh më shumë për të tjerët për të qenë i pëlqyeshëm.

-Ju bëni më pak pyetje për te tjeret se si ndihen, sepse jeni aq të zënë me gjendjen tuaj dhe lodhjen.

-Bëheni të ndjeshëm ndaj kritikave dhe një koment i vogël mund të shkaktojë reagim mbrojtës nga ana juaj.

-Filloni të pini një gotë pas punës për të relaksuar, ose blini shumë ose hani ushqim jo të shëndetshëm, ose qëndroni më shumë në shtëpi. Diçka që nuk e keni bërë kurrë më parë.

Kujdesuni për veten dhe kërkoni ndihmë profesionale kur të jetë e nevojshme. E vetmja gjë që ka rëndësi është koha dhe relaksimi. Bëj gjëra që e di që të bëjnë të ndihesh mirë.