Highlight Të tjera

Lejoni imagjinatën të punojë jashtë kufirit të mendjes!

imagjinatën

“Imagjinata krijuese” nuk është diçka e rezervuar për poetët, artistët, filozofët, shpikësit. Ajo hyn në çdo veprim tonë.

Ne veprojmë, ose dështojmë të veprojmë, jo për shkak të “vullnetit”, siç është thënë aq shpesh, por për shkak të imagjinatës.

Një qenie njerëzore gjithmonë vepron në  përputhje me atë që ai mendon të jetë e vërtetë për të – dhe mjedisin e tij.

 

Ky është një ligj bazë dhe themelor i mendjes. Është thjesht mënyra se si jemi ndërtuar.

 

Kur e shohim këtë ligj të mendjes në mënyrë grafike dhe dramatike, të demonstruar në një subjekt hipnotizues, ne jemi të prirur për të menduar se ka diçka okulte ose mbi-normale në

të. Në të vërtetë, ajo që po dëshmojmë është normale, janë thjesht proceset operative të trurit të njeriut dhe sistemit nervor.

Pse të mos imagjinosh vetën të suksesshëm?

Kuptoni se veprimet, ndjenjat dhe sjelljet tona janë rezultat i imazheve dhe besimeve tona.

Hap një derë të re psikologjike për të fituar aftësi, sukses, dhe lumturi.

Imagjinata na ofron një mundësi për të “praktikuar” tipare dhe qëndrime të reja, të cilat ndryshe nuk mund ti bënim.

 

Kjo është e mundur sepse sistemi juaj nervor nuk mund të tregojë dallimin midis një përvoje aktuale dhe një që është imagjinuar.

Pra imagjino veten si një person të suksesshëm, imagjino arritjen e qëllimeve tua!