Dashuria Highlight

Kur ti e do dikë sinqerisht, ti e pranon atë me të gjitha të metat!

të metat

Kur ti e do dikë në të vërtetë, ti e do atë për atë që është. Të metat e tij nuk të brengosin. Ti e kupton  që njerëzit kanë të meta dhe nuk janë perfekt, kështu që ju nuk e pranoni që lidhja e juaj të jetë perfekte gjithmonë.

Ti nuk i tregon vetës tënde se si do të dëshiroje të jetë lidhja jote e dashurisë, edhe në rastet kur partneri juaj është i interesuar të ndryshoj një ose dy gjëra që po ju shqetësojnë të dyve.

Kur ti sinqerisht e do dikë, ti je i/e lumtur se si partneri juaj është tani për tani. Ju nuk do të kërkoni që ai/ajo të ndryshojë sepse ti ke rënë në dashuri.

Po ashtu është shumë egoizëm dhe e padrejtë të kërkoni nga një person të jetë ndryshe nga ai/ajo që është.

Nëse ti vërtetë e do dikë, ti e pranon atë me të shkuarën dhe me çdo gjë që mbartin me vete.

Nëse ai/ajo tregon ashpërsi dhe po ju trajton keq, kjo është një thirrje që ju ta braktisni atë.

Në një situatë të tillë, më e mira është që të ndaloni të merreni me dikë që po ju lëndon dhe të fokusoheni në lumturinë tuaj.

Por, nëse ju jeni në një lidhje të shëndetshme dashurie, me respekt të ndërsjellë me njëri tjetrin, besoni njëri tjetrin, mbështesni njëri tjetrin, atëherë vazhdo ta ruash këtë lidhje.

Kur ju vërtetë e doni dikë, ju kërkoni falje dhe i pranoni kërkim faljet.

Të dy mund të rrini në këtë lidhje sepse e dini që grindjet  që ndodhin herë pas herë nuk janë nga mungesa e dashurisë, por nga disa trauma të së kaluarës, të cilës ende nuk keni arritur ti tejkaloni.

Kur  ti e do dikë më të vërtetë, ti i jep një tjetër shans. Ti i jep atij/asaj edhe një tjetër mundësi për tu treguar më të mirë. Ti punon bashkë me të për të ruajtur lidhjen tuaj në vend që t’ia kujtoni vazhdimisht gabimet që ka bërë.

Kur ti vërtetë e do dikë ti e pranon me të gjitha të metat dhe virtytet. Ti e pranon atë me secilën gjë unike që e ka.

Ti nuk duhesh ta bësh atë të ndihet fajtor për atë që është. Ju nuk e bëni atë fajtor/e për të kaluarën dhe ju gjithmonë synoni të vazhdoni tutje.

Ju asnjëherë nuk doni ta bëni atë të ndihet keq, por në vend të kësaj, ju bashkëpunoni për ta bërë lidhjen tuaj më të fortë.

Si përfundim, kur ti e do dikë vërtetë, ju nuk do të lejoni që ky person të ndryshojë, sepse ju jen të vetëdijshëm që ai/ajo është perfekt ashtu siç është.