Highlight Success ZONE

“Kur fillova të doja veten time…” nga Charlie Chaplin

Charlie Chaplin

Kur fillova të doja veten time, kuptova se vuajtjet dhe emocionet e ankthit janë vetëm shenja paralajmëruese se unë jetova kundër të vërtetës time.

Sot, e di, kjo është “AUTENCITET”.

Kur fillova të doja veten time, e kuptova se sa shumë mund të ofendonte dikë ky fakt.

Përderisa mundohem ti tregoj dëshirat e mia këtij personi, edhe pse e di që nuk është koha e duhur, edhe pse personi nuk është gati për këtë, edhe pse ky person isha unë. Sot e di, kjo është “RESPEKT”.

Kur fillova të doja veten time, ndalova së kërkuari një jetë tjetër, dhe mund të shihja se çdo gjë që më rrethonte më thërret që të rritem më shumë.

Sot e di, kjo është “MATURITET”.

Kur fillova të doja veten time, e kuptova se në çfarëdo rrethane, jam në vendin e duhur, në kohën e duhur dhe çdo gjë ndodhë në momentin e duhur. Kështu që mund të jem i qetë. Sot e di, kjo është “VETË-BESIM”.

Kur fillova të doja veten time ndalova se humburi kohë, dhe fillova të dizajnoja projekte të mëdha për të ardhmen. Sot, unë bëj vetëm atë që më sjellë lumturi, dhe i bëj ato në ritmin tim. Sot e di, kjo është “THJESHTËSIA”.

Kur fillova të doja veten, e lirova nga çdo gjë që nuk ishte e mirë për shëndetin tim – ushqimi, njerëzit, gjërat, situatat dhe çdo gjë që më tërheqë poshtë dhe larg nga vetja ime. Së pari e kam quajtur një “egoizëm I shëndetshëm”. Sot e di, kjo është “DASHURIA PËR VETEN”.

Kur fillova të doja veten ndalova së menduari që gjithmonë duhet të kem të drejtë. Dhe qysh nga atëherë kam gabuar më pak. Sot e di, kjo është “MODESTIA”.

Kur fillova të doja veten, refuzova të jetoj në të kaluarën e të shqetësohem për të ardhmen. Tani jetoj vetëm për momentin, ku ÇDO GJË ndodh. Sot jetoj çdo ditë, ditë për ditë, dhe sot e di, kjo është “PËRMBUSHJA”.

Kur fillova të doja veten, kuptova se mendja ime mund të më bëjë të sëmurem. Por teksa u lidha me zemrën time, mendja u bë një aleat I vlefshëm. Sot e di, kjo është “URTËSIA E ZEMRËS”.

Ne nuk kemi nevojë të frikësohemi nga argumentet, konfrontimi apo ndonjë problem me veten tonë apo të tjerët.

Edhe yjet përplasen, dhe nga përplasja e tyre, botë të reja krijohen. Sot e di, kjo është “JETA”!