Highlight Të tjera

Kuptoni atë se cfarë po ju thotë intuita juaj; Këto janë shenjat që ajo po ua dërgon

intuita

Të gjithë kemi një intuitë. Disa kanë intuitë më të lartë e disa të tjerë jo edhe aq.

Intuita është një ndjenjë ose një “instinkt” që të gjithë e kemi.

Ajo na shtyn që të bëjmë gjëra, dhe na dërgon shenja e sinjale në mënyra të ndryshme.

Mirëpo ajo në fakt është më shumë se kaq.

Për disa është një gjë shpirtërore, e për të tjerët më shumë mendore, por pavarësisht është shumë e rëndësishme.

Ndodh që ndonjëherë ngatërrojmë frikat e paranojën me intuitën.

Një ndër gjërat e para që duhet të kujtoni për intuitën tuaj është se ajo nuk do të harxhojë kohën tuaj. Nuk do t’iu komunikojë asgjë që nuk është e rëndësishme.

P.sh: nëse jeni në rrezik, do t’iu dërgojë një ndjenjë që nuk mund ta injoroni.

Ne nuk duhet ta injorojmë intuitën tonë, ajo është mjaft “e zhurmshme”, prandaj nuk mund ta injorojmë.

Nëse koka juaj ju thotë se diçka nuk është në rregull, ose zemra juaj seç ju jep një ndjenjë që nuk e keni pasur shpesh, atëherë mos e anashkaloni.

Ndaloni dhe kuptoni se çfarë ka për t’iu thënë.

Kjo tingëllon si diçka e lehtë për tu bërë, mirëpo shumë njerëz harrojnë ta bëjnë këtë.

Sa më shumë që i besoni vetës, e intuitës aq më mirë për ju.

Intuita mund t’iu vijë në ëndrra, mund të bëjë që stomaku juaj të jetë i trazuar, do t’iu bëjë të bëni dicka për të cilën nuk jeni të sigurtë, e ndoshta edhe do të kthejë pjesë të së kaluarës deri sa ju të keni vëmendjen. Intuita është shumë më komplekse se që e keni menduar ju.