Highlight Storie Inspirimi

Kontrollo ndjenjat!

ndjenjat

Shumë njerëz nuk e kanë idenë  e fuqisë së ndjenjave të mira, kështu që ndjesitë e tyre janë thjeshtë reagim apo përgjigje e asaj që atyre iu ndodhë.

Ata, në vend që ti kenë ato nën kontroll të plotë, i lënë ndjenjat e tyre të lira.

Ndihen mirë kur iu ndodhë diçka e mirë dhe keq kur iu ndodhë diçka e keqe, pa e kuptuar se ndjenjat e tyre janë arsyeja se përse ndodhë diçka.

Duke reagur keq ndaj një situate negative, ata ushqejnë edhe më shumë ndjenja negative, çka sjell edhe më shumë situata të tilla.

Ata e fusin vetën kështu në një rreth vizioz të ndjenjave të tyre, duke mos dalë askund, e pa kuptuar se e vetmja mënyrë për ta ndryshuar jetën e tyre është të ndryshojnë frekuencën e ndjenjave.

Nëse nu ke shumë para , natyrisht ti nuk do të ndihesh mirë në lidhje me to, por kjo nuk do ta ndryshojë situatën.

Nëse do të kultivosh djenja negative mbi paratë, do të të vijnë edhe më shumë situata të tilla, si fatura të shumta për t’u paguar apo ngjarje të tjer, që do t’jua zhvatin paratë si për shembull prishja e pajisjeve të shtrenjta që duhen zëvëndësuar.

Çdo sekondë në të vërtetë është një mundësi për ta ndryshuar jetën tënde, pasi ti mund ti ndryshosh ndjenjat e tua. Nuk ka rëndësi se çfarë ke ndjerë më parë, dhe as së çfarë gabimesh ke bërë.

Kur ndryshon mënyrën se si ndihesh, ti kalon në një frekuencë tjetër dhe ligji i tërheqjes vepron menjëherë.Kur ndryshon ndjesinë tënde, e shkuara zhduket dhe jeta jote ndryshon.