Highlight Shëndeti

Kjo maskë në shtëpi është zgjidhja ideale për flokë të thatë dhe të dëmtuar

flokë

Flokët e dëmtuar janë një makth i vërtetë dhe në veçanti gjatë dimrit ato dëmtohen edhe më shumë. Megjithatë për ato që duan  të ruajnë shëndetin dhe bukurinë e tyre ka zgjidhje përmes maskave shtëpiake që vërtetë bëjnë mrekulli.

Gjithçka që ju duhet ashtë lulja Aloe Vera dhe bimët e saj plot shëndet, vaj Kokosi ose Jojoba,një thikë kuzhinë dhe një kavanoz prej xhami.

 Udhëzime

Merrni një copë Aloe Vera, qëroni atë dhe gërryeni me lugë pjesën e brendshme.

Kalojeni atë në kavanozin e xhamit dhe pastaj shtoni vajin e propozuar më lartë dhe përzieni.

Tani spërkati floket tuaj me ujë të nxehtë dhe  merr nga përzierja e përgatitur dhe masazho flokët. Lëri ashtu një orë dhe pastaj shpërlaj ato./UnikPortal/