Highlight Shëndeti

Këto 3 vitamina ndalojnë dëmtimin trurit dhe parandalojnë sëmundjen e Alzheimerit

vitamina

Janë 3 vitamina që ndalojnë dëmtimin trurit dhe parandalojnë sëmundjen e Alzheimerit.

A e dini se pas moshës 70, rreth 1 në 5 persona vuajnë nga një problemi njohës?

Me fjalë të tjera, pas një moshe të avancuar, shumë prej tyre do të zhvillojnë një shkallë serioze të çmendurisë.

Një nga sëmundjet më të njohura që lidhen me trurin është Alzheimer. Ajo  karakterizohet nga humbja e funksioneve mendore që ndodhin nga humbja e neuroneve. Kjo sëmundje nuk ka ende shërim. Besohet se shkaqet e zhvillimit të vonshëm të sëmundjes janë një kombinim i faktorëve gjenetik, mjedisor dhe të jetesës.

Një nga këta faktorë tërhoqi shumë vëmendje nga studiuesit. Ata zbuluan një lidhje të fortë midis niveleve të homocisteinës dhe fillimit të sëmundjes. Për t’ju dhënë një ide, një në gjashtë raste të Alzheimerit kishte një sasi të madhe homocisteine. Përveç Alzheimer, ky aminoacid gjithashtu ka qenë i lidhur me rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Prodhimi i homocisteinës është për shkak të një procesi që ndodhë si rezultat i dietës sonë, ushqimi është mënyra më e mirë për të mbajtur nivelet e balancuara. Për të reduktuar nivelet e këtij aminoacidi, trupi ynë ka nevojë për tre vitamina: folati (acid folik), vitamina B12 dhe vitamina B6.

Në përmbledhje, futja e ekuilibruar e folatit, vitaminës B6 dhe B12 është me rëndësi të madhe dhe mund të jetë çelësi për zvogëlimin e mundësive për zhvillimin e sëmundjeve të trurit në të ardhmen.