Highlight Storie Inspirimi

Këshilla të thjeshta për të qenë të lumtur

këshilla

Jeta do të ishte shumë më thjeshtë sikur ne të dinim se si të trajtojmë sëcilen situatë.  Apo jo?

Mirëpo ja që ndonjëherë ndihemi fajtorë për ndonjë veprim të caktuar. Por, jetën tënde e krijon vetëm ti.

Portali Unik ju sjellë disa këshilla të thjeshta që do t’ju bëjnë të reflektoni dhe ti jepni vetës shansin për të jetuar jetën tuaj plot lumturi dhe gëzime!

1. Trajtoni çdo njeri që takoni ashtu sic do të donit të ju trajtonin juve.

2. Vështroni të paktën një herë në vit një lindje dielli.

3. Kurrë mos i thuani “jo” kekut me çokollatë.

4. Mbillni një pemë për ditëlindjën tuaj.

5. Mësoni të paktën 3 shaka.

6. Komplimentoni të paktën 3 njerëz në ditë.

7. Këndoni në dush.

8. Kurrë mos humbisni një mundësi për ti treguar dikujt se sa e doni.

9. Bëhuni personi më pozitiv dhe entuziast që njihni.

10. Thuani “Faleminderit” dhe “Më fal” më shpesh.

11. Gjithmonë mbani premtimet.

12. Mos t’iu vie turp të thonë “Kam bërë gabim.”

13. Pini shampanjë për asnjë arsye.

14. Mos i fajësoni të tjerët, pranoni përgjegjësitë e juaja.

15. Bëni dikujt dhuratë.