Highlight Receta

Këpurdha kremoze të mbushura

kërpurdha

Këto këpurdha kremoze, janë shumë të shijshme. Sidomos nëse dëshironi të keni një drekë të lehtë.

Ky lloj këpurdhash ndryshe quhen këpurdhat Portobello.

Quajini ato si të doni, mirëpo fakti është që ky lloj është shumë i shijshëm.

Unik Portal ju sjellë një recetë të këpurdhave kremoze e të mbushura:

Përbërësit:

10 këpurdha të mesme Portobello;
3 lugë gjalpë’
1 lugë hudhër pluhur ose 2 thelbinj hudhre;
200g spinaq;
3-4 lugë gjelle krem hopla;
4-5 lugë djath parmesan i grirë;

Mënyra e përgatitjes:

Largo bishtin nga kërpudhat dhe fshij çdo papastërti me një peshqir letre.

Shkrihet një lugë gjelle gjalpë, dhe me furçë lyhen kërpudhat, brenda dhe jashtë.

Prej imët bishtat e larguar të këpurdhave. Në një tigan të madh, ngrohni gjalpin e mbetur, shtoni bishtat e kërpudhave të copëtuara dhe përgatitini për 2-3 minuta. Shtoni hudhrën dhe përzijeni.

Shto spinaqin në tigan dhe përzijeni mirë.

Sapo spinaqi të jetë i zbutur dhe i zvogëluar në madhësi, hiqni nga nxehtësia, shtoni kremin hopla dhe pastaj vendosni mënjanë.

Ngroheni tiganin. Dhe me një lugë vendosni përzierjen e përgatitur më parë në këpurdha. Shtoni djathin parmesan të grirë dhe vendosni në tigan. Lejoni të pjeken për 10-12 minuta deri sa të marrin ngjyrë kafe të errët.

Shërbeni të ngrohta!