Highlight Të tjera

Jetoje një jetë që ja vlen!

jetë

Herët a po vonë, deshe apo s’deshe, do të vijë një ditë që gjithçka do të përfundojë.

Nuk do të ketë më lindje dielli, minuta, orë apo ditë.

Të gjitha gjërat që mblodhe, të çmuara apo jo, do ti kalojnë dikujt tjetër.

Pasuria, fama dhe fuqia e përkohshme do të jenë të parëndësishme. Të gjitha inatet, xhelozitë, do të zhduken.

Shpresat, ambiciet, planet, e listave do t’iu dalë afate. Fitoret e dështimet nuk do të kenë rëndësi.

Nuk do të ketë rëndësi a ishit tërheqës, as çfarë ngjyre lëkure kishit.

Por çfarë do të ketë rëndësi atëherë?

Ajo që do të ketë rëndësi nuk është se çfarë mësove, por çfarë ju ke mësuar;

Çfarë do të ketë rëndësi është secili gjest i kurajos, sakrificës që inkurajuat të tjerët për të ndjekur shembullin tënd;

Ajo që do të ketë rëndësi nuk janë kompetencat, por karakteri yt;

Nuk ka rëndësi se sa njerëz njihje, por sa prej tyre do ta ndjejnë mungesën tënde kur të shkosh;

Nuk do të kenë rëndësi kujtimet e tua, por të atyre që të duan;

Të jetosh një jetë me vlerë nuk është një aksident, është një zgjedhje!