Highlight Ushqehu shëndetshëm

Ja si të largosh pesticidet nga frutat dhe perimet

pesticide

A e dini se shumica e frutave dhe perimeve që konsumoni përmbajnë pesticide? Është një çështje e debatueshme dhe efektet anësore ende nuk dihen.

Disa argumentojnë se niveli u ulët i tyre nuk është i dëmshëm për shëndet. Ndërsa të tjerë besojnë se konsumi i këtyre substancave mund të jetë i lidhur me shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme. Të tilla si kanceri. Fakti është se përdorimi i pesticideve është i zakonshëm në ditët e sotme. Madje edhe në ushqimet organike, me dallimin e vetëm që ata vijnë nga burime natyrore.

Testimet nga OJQ-të gjetën sasi të frikshme të mbetjeve agrokimike në fruta dhe perime. Unik Portal ju sjell disa mënyra për të zbutur dhe madje edhe për të hequr tërësisht shumë prej pesticideve që gjenden në fruta dhe perime.

Ja si të largosh pesticidet nga frutat dhe perimet.

1. Uji;
Ekspertët sugjerojnë se hapi i parë në heqjen e mbetjeve të pesticideve në fruta dhe perime është t’i lani me ujë. Akti i thjeshtë i larjes së ushqimeve me ujë, mund të heqë deri në 80% të mbetjeve të pesticideve. Të gjetura në lëvozhga dhe lëkurë. Larja me ujë pak të kripur ose zhytja e frutave dhe perimeve në ujë të valë gjithashtu ndihmon në largimin e pesticideve.

2. Heqë lëvozhgën;
Nëse nuk e dini se nga kanë ardhur ushqimet që dëshironi të konsumoni, mund të jetë më mirë të hiqni lëvoren pas larjes. Gjithsesi është mirë gjithmonë të konsumoni pemë dhe perime me lëvore, por në raste të tilla më mirë është ti qëroni.

3. Uthulla;
Shumë faqe të specializuara sugjerojnë që duhet larë frutat dhe perimet me ujë dhe uthull si një mënyrë për të ndihmuar në eliminimin e mbetjeve të pesticideve. Thjeshtë hidh pakëz uthull në enën e mbushur me ujë aty ku po shpërlanë pemët dhe perimet. Lëri për disa minuta dhe pastaj shpërlajë me ujë përsëri.

4. Bikarbonat natriumi;
Një studim i botuar në “Journal of Agricultural and Food Chemistry’ tregoi efektshmërinë e bikarbonatit të natriumit. Në heqjen e mbetjeve të pesticideve. Në vetëm 15 minuta, bikarbonat natriumi (i njohur edhe si sode buke) mund të heqë deri në 96% të këtyre mbetjeve.