Highlight Të tjera

Ja si ta mposhtni frikën!

frika

Sekreti më i ruajtur i botës ëhstë në anën tjetër të frikës tuaj, ka atje diçka të sigurt të dobishme që po ju pret.

Sikur të kaloni qoftë edhe një vijë të hollë frike, keni për të arritur vetbësimin në aftësinë tuaj për të krijuar jetën tuaj.

Jo kot thonë se “frika vret më shumë se vdekja” Vdekja na vret vetëm njëherë, dhe zakonisht as nuk e marrim vesh. Kurse frika na vret vazhdimisht, hera pa u vënë re, herë brutalisht.

Por, nëse vazhdojmë të përpiqemi t’i shmangim frikërat tona, ato do të na ndjekin si qeni që nuk ndalet. Gjëja më e keqe që mund të bëjmë është të mbyllim sytë dhe të pretendojmë se nuk eksistojnë.

Sipas  psikologut Nathaniel Branden, frikën dhe dhimbjen duhet ti trajtojmë si sinjale që na bëjnë ti mbyllim sytë por që ti hapim më shumë.

Duke mbyllur  sytë, ne përfundojmë në zonën më të errët të komfortit, varrosemi për se gjalli.

Pjesën më të madhe të guximit e bën praktika. Frika për të bërë dicka të kurohet vetëm duke e bërë këtë dicka. Dhe shpejtë, duke e përseritur vazhdimisht, besimi ndërtohet.

Vrulli që arrihet pasi vrapojmë përmes ujëvarës së frikës është ndjenja më energjike që mund të eksistojë.

Nëse ndiheni  ndonjëherë të pamotivuar, gjeni dicka të cilës I frikësoheni dhe bëjeni, dhe shihni më pas se çfarë ndodhë.