Highlight Shëndeti

Ja çfarë tregon dylli i veshëve për shëndetin tuaj!

Shumë shpesh gjërat që duken krejtësisht të mira dhe pa shumë rëndësi, në të vërtetë mund të kenë ndikim të madh në shëndetin tonë. Dhe më e rëndësishmja, ndryshimet në zonat e vogla të shëndetit tonë që ne normalisht nuk I shohim mund të sinjalizojnë probleme më të mëdha. Prandaj duhet të jeni vigjilent.

Dylli është një shembull i mirë i diçkaje që nuk e marrim parasysh. Por që mund të sinjalizojë një sëmundje që po fillon të shfaqet në mënyrë të pazakontë.

Ndërsa shumica e ndryshimeve në dyllin  tonë nuk tregojnë për sëmundje alarmante, ato nuk duhet të injorohen.

Prandaj Unik Portal  sot ju sjellë më shumë informacion mbi atë se cili dyll është shqetësues dhe kur duhet ta vizitoni mjekun për këtë.

Sasi e madhe e dyllit

Ndoshta nuk keni menduar kurrë që sasia e madhe e dyllit mund të  tregojë se diçka nuk është në rregull me shëndetin tuaj. Sasia e madhe e dyllit në vesh tregon nivelet e larta të stresit. Kur jemi nën stres, gjëndrat tona apokrine fillojnë të prodhojnë shumë djersë. Kur jeni nervoz, ju djersitni më shumë. Kjo lloj djersitje prodhon më shumë dyll se në situata normale. Nëse vëreni se veshët tuaj po prodhojnë më shumë dyll se zakonisht atëherë provoni të bëni jetë pakëz më të qetë dhe menaxhoni stresin tuaj.  Në anën tjetër nëse hetoni se veshët tuaj po prodhojnë pak dyll bisedoni me mjekun tuaj.

Po ashtu ka raste kur dikush heton ndryshime në formën e dyllit. Dylli mund të bëhet më i hollë, më i trashë ose me i thatë. Në të gjitha rastet ka një arsye për këtë.

Dylli i shëndetshëm është i lagësht dhe i ngjeshur. Kjo ruan ekuilibrin e duhur në mjedisin e ngrohtë të veshëve tanë, duke u siguruar që ata të mos marrin kruarje ose të ruajnë baktere.

Kur dylli është i hollë, kjo mund të nënkuptojë që ju po djersitni shumë. Por, gjithashtu tregon se mund të keni infeksion. Nëse dylli është holluar shumë saqë rrjedhë nga veshi, kjo mund të jetë një shenjë e një gjendjeje më serioze të quajtur “kolesteatoma”.

Ngjyrë

E ngjyra e dyllit në veshët tuaj lë për të kuptuar sa i përket shëndetit tuaj. E verdha është ngjyrë normalë. Ngjyra e zezë ose ngjyrë kafe e errët nuk është diçka për t’u shqetësuar, por është alarm se ju duhet të pastroni veshët më rregullisht.Dylli i bardhë na lejon të dimë që po bëhemi më të vjetër. Mund të ndjekë ngjyrën e flokëve tona.