Highlight Storie Inspirimi

Imagjinata, ja si ta përdorni atë!

imagjinata

 Jeta jote është ajo që ti imagjinon. Çdo gjë që ke apo të mungon. Çdo situatë dhe rrethanë është pikërisht ashtu siç ti e ke imagjinuar.

Problemi qëndron në faktin se shumë njerëz imagjinojnë më të keqen. Ata përdorin kundër vetes mjetin më të mrekullueshëm. Në vend që të imagjinojnë me të mirën, shumë njerëz kanë frikë dhe imagjinojnë se gjithçka mund të shkojë keq. Dhe, sigurisht ndodhë ajo së cilës ata i frikësohen.

Merr gjithmonë atë që jep, imagjino dhe ndje më të mirën të mund të bësh e mund të arrish në çdo aspekt të jetës. Për dashurinë më e e mira që ti mund të imagjinosh është shumë e thjeshtë.

Pavarësisht situatës së vështirë sfiduese, në të cilën ndodhesh, ijmagjino gjithmonë përfundimin më të mirë dhe ndjeje atë. Nëse e bën këtë, ti do ti ndryshosh rrethaat dhe situata do të marrë drehjtimin që ti do.

Çdo dëshirë që ti e imagjinon, eksiston. Nuk ka rëndësi se çfarë është, nëse mund ta imagjinosh, ajo eksiston në krijim.

Imagjinoje jetën tënde, ashtu siç ti e dëshiron. Imagjino gjithçka që dëshiron dhe mos e ndaj këtë imagjinatë nga vetja. Imagjinoni se si do të ishte jeta jote, nëse të gjitha marrëdhëniet do të ishin të mrekullueshme. Imagjino sikur puna jote, më në fund  të marrë drejtim, sikur ti të kishe paratë që ëndërron dhe mund të bësh gjithçka dëshiron.

Imagjino sikur të kishe shëndet të plotë dhe të bëje atë që ke dëshiruar gjithmonë.

Përdore imagjinatën tënde dhe luaj me të, për t’u ndjerë sa më mirë.  Gjithçka që ti mund të imagjinosh është aty për ty e padukshme. Mënyra se si ajo mund të bëhet e dukshme është të shfrytëzosh forcën e dashurisë, duke e imagjinuar dhe ndjerë atë që dëshiron.