Highlight Lifestyle Modë & Bukuri

Gjërat në gardërobën e një femre që çmendin meshkujt

garderoba

Sipas studimeve, kur takojmë një person për herë të parë, ne e vlerësojmë atë në bazë të tre parametrave kryesorë: pamja, zëri dhe e folura. Siç duket përshtypja e parë varet 7% nga e folura dhe biseda, 38% nga zëri dhe toni i zërit si dhe 55% nga veshja dhe pamja e jashtme.

Prandaj vajza, nëse keni ndërmend ti lini përshtypje një djali, këtu janë 7 gjërat në gardërobën tuaj për të cilat ata lënë kokën pas.

1. Xhinset;

Xhinset e ngushta bëjnë që trupi juaj të duket më në formë. Ato janë elegante dhe mund të kombinohen me shumë aksesorë.

2. Rrobat sportive dhe ‘ponytail’;

Thjeshtë që fakti që një vajzë pëlqen një sport të caktuar, do të thotë shumë për një djalë. Mund të bëhet një temë për diskutim. Kurse një ‘ponytail’ bën që ju të dukeni më femërore.

3. Një fustan i prerë anash;

Një vajzë duhet të duket misterioze. E çfarë tjetër pos një fustani të gjatë me një prerje anash? Ky padyshim që do të tërheqë vëmendje!