Highlight Të tjera

Gjashtë arsye pse disiplina është çelësi i suksesit

Disiplina është çelësi i suksesit në jetë. Pa të nuk mund të keni suksesin që dëshironi. Të gjithë njerëzit e suksesshëm do t’ju thonë të jeni të disiplinuar nëse doni të arrini synimet tuaja.

Mirëpo, pyetja është “Pse është kaq e rëndësishme disiplina për të patur sukses”?

Një këshillë për ju: Filloni ndryshimin nga vetja! Po ju listojmë 6 arsye të thjeshta përse disiplina është e domosdoshme për të qënë i suksesshëm:

Do t’ju kthehet në zakon

Zakonet mund t’ju shndërrojnë si njeri ose e kundërta, t’ju shkatërrojnë. Kjo varet tërësisht nëse keni zakone të mira apo të këqija. Disiplina, mund të kthehet në zakon vetëm nëse i përkushtoheni rregullisht.  Shumica e njerëzve janë dembelë, kjo sepse nuk përkushtohen dhe nuk disiplinojnë veten. Sidoqoftë, dembelizmi është gjithashtu një formë zakoni i kirjuar me kalimin e kohës.  Njerëzit e suksesshëm disiplinojnë veten që të punojnë dhe të qëndrojnë të fokusuar në punë. Gradualisht dhe duke u bërë rregullisht, disiplina do t’ju kthehet në zakon. Kjo është një nga arsyet përse disa njerëz kanë sukses në jetën e tyre.

Disiplina do t’ju nxis të përmbushni detyrat tuaja

Disiplina dhe deadlines

Duke qënë i disiplinuar e duke i vendosur vetes një afat kohe për të përfunduar një detyrë, dijeni se keni për t’ia dalë. Mund të jetë çdo gjë, leximi i librave ose kryerja e një detyrë brenda afatit kohor të përcaktuar.  Nëse i vendosni vetes afat për të përfunduar çdo detyrë sado e vogël qoftë, kjo do t’ju kthehet në zakon. Të qënit sistematik dhe vullneti për t’i çuar gjërat deri në fund do t’ju çoj larg.

Ju ndihmon të përqendroheni

Ne jetojmë në një botë plot me shpërqendrime. Disiplina do t’ju ndihmojë të përqendroheni në qëllimet tuaja. Kur përqendroheni në synimin tuaj, do arrini të përfundoni gjithçka që i caktoni vetes.  Njerëzit e suksesshëm kanë përqendrim të mprehtë si me lazer. Gjithmonë i mprehin qëllimet dhe synimet e tyre.Kjo i ndihmon të arrijnë një nivel të madh suksesi në jetën e tyre.

Rrit vetëvlerësimin dhe etikën e punës suaj

Suksesi vjen tek ata që besojnë në vetvete. Disiplina ju ndihmon të rrisni vetëvlerësimin tuaj dhe etikën e punës në të njëjtën kohë.  Kur i përkushtoheni një disipline të caktuar në punë, në të vërtetë po përmirësoni etikën e saj.
Kjo do t’ju ndihmojë të arrini objektivat tuaja. Sidoqoftë, kur plotësoni objektivat tuaja çdo ditë, vetëvlerësimi do t’ju rritet dhe besimi gjithashtu. Do filloni të besoni se vërtet mund të arrini gjithçka.

Disiplina ju bën mjeshtër

Suksesi është një rrugë e vështirë për tu ndërmarrë, por bëhet më e lehtë nëse arrini mjeshtëri në artin tuaj. Kjo vlen për artin e komunikimit, të punës, të sipërmarrjes etj. “Përsëritja është mëma e dijes” thotë populli. Duke përsëritur vazhdimisht të njëjtën gjë e duke u përmirësuar në çdo hap do bëheni me patjetër mjeshtër i asaj fushe.  Mirëpo, mjeshtëria vjen me disiplinë. Shumica e njerëzve dështojnë sepse nuk zotërojnë asnjë aftësi. Ndërsa, njerëzit e suksesshëm, synojnë diçka dhe punojnë fortë që ta zotërojnë.

Do t’ju shndërrojë në versionin më të mirë të vetes

Arritje

Suksesi vjen vetëm kur e meritoni. Nuk keni për t’u bërë i suksesshëm me personalitetin që keni aktualisht. Keni nevojë të përmirësoheni e të adaptoni sjellje që do t’ju ndihmojnë të jeni elastik ndaj një bote gjithnjë në evolim.  Vetëm disiplina ju ndihmon të përmirësoni veten çdo ditë.  Duke qënë i disiplinuar dhe i përkushtuar do arrini të evoloni njëkohësisht me jetën e vrullshme që s’ka të ndalur.

Së fundmi, dua të theksoj se disiplina është pjesa më e rëndësishme e suksesit. Nëse doni të jeni të suksesshëm në jetë, duhet të jeni të përkushtuar.
Ju keni potencial të pakufizuar për të arritur nivelin më të lartë në jetën tuaj. Mirëpo, për të zbërthyer këtë potencial, ju nevojitet disiplina. Prandaj, mos humbni kohë kot. Mësoni diçka të re, përshtatuni, mjeshtëroni një aftësi dhe jini më i miri në atë që bëni.