Highlight Shëndeti

Gabimet e higjienës personale që jeni duke bërë

higjiena personale

Kur bie fjala tek higjiena personale, pothuajse të gjithë ndihemi krenarë për planin tonë higjenik që ndjekim çdo ditë. Mirëpo janë disa gabime të higjienës personale që janë të lehta për tu bërë dhe ka mundësi që ju nuk i keni vërejtur ato deri më tani.

Shikoni se cilat janë këto gabime që po i bëni:

Prekja e fytyrës me duar; Sa herë prekni fytyrën tuaj gjatë ditës? Sa herë që ju e bëni këtë ju po shtoni ndyrësirë në fytyrën tuaj. Mos pushoni fytyrën në duart e juaja sepse sa herë po bëni këto po ndikoni në transferimin e baktereve dhe tërheqjen e lëkurës duke e lënë atë me pore të bllokuara.

Mos lani fytyrën menjëherë pas stërvitjeve; Kjo mund të duket si gjëja e drejtë për ta bërë mirëpo fytyra duhet të pastrohet para stërvitjeve dhe jo pas.

Mos bëni dush të nxehtë; Nuk asgjë më të mirë se kur zgjoheni në një mengjes të ftohtë dhe të hyni nën dushin e ngrohtë. Sado e mirë të tingëllojë, uji I ngrohtë nuk po I bën dobi aspak lëkurës suaj. Uji I ngrohtë hap poret e lëkurës dhe largon vajërat e nevojshme që I duhen lëkurës. Lajuni me ujë në temperaturë mesatare.

Mos ndaloni aplikimin e kremës së diellit; Duhet të merrni më seriozisht kremën kundër rrezevë të diellit. Përdoreni atë 365 ditë në vit, në shi, borë ose diell.

Mos u lani vetëm në mëngjes; Një ritual mëngjesor I dushit natyrisht që mund t’iu kthjellojë, kjo nuk është asgjë e keqe. Mirëpo dushi gjatë natës ndihmon që të bëni një gjumë më të qetë dhe të mbani çarçafët e pastër.

Pastroni brushat e grimit; Brushat e ndryshme që përdorni për grim duhet të pastrohen me shampoo dhe ujë të pastër, dhe të thahen në mënyrë natyrale. Nëse këto brusha nuk pastrohen siç duhet, ato përmbajnë bakterie të shumta që mund të shkaktojnë dëme të mëdhaja në lëkurën tuaj.

Mos përdorni telefonin tuaj në banjo; Sa herë keni marrë telefonin tuaj në banjo? Kjo është shumë gabim, ju keni vënë shumë bakterie në telefonin tuaj dhe tani do ti vendosni po të njëjtat bakterie në fytyrën tuaj.

Mos pastroni dhëmbët pas pirjes së kafesë; Kafja nuk është e mirë për dhëmbët e juaj, për këtë fakt shumë nga ne lajmë dhëmbët menjëherë pas pirjes së kafesë. Mirëpo ky është një gabim. Pushoni të paktën rreth gjysmë ore.