Highlight Storie Inspirimi

Energjia jote vjen nga qëllimet që ke!

Energjia

Nëse ana e majtë e trurit tuaj i thotë të djathtës se ka një rrezik të mjaftueshëm, ana e djathtë ju jep energji, ndonjëherë mbinjerëzore.

Ja pse ka kaq shumë ndryshim ndërmjet njerëzve që vendosin dhe arrijnë objektiva gjatë gjithë ditës dhe njerëzve që bëjnë çfarëdo  që tu dalë, ose atë që u vjen të bëjnë.

Tek personi i parë, ka gjithmonë  qëllim të shtuar. Tek i dyti, ka mërzi dhe turbullim, dy rrëmbyesit më të mëdhenj të energjisë. Të dini se çfarë doni të arrini dhe pse ju jep energjinë për tu motivuar. Të mos dini qëllimin tuaj, kjo jua shteron krejt motivimin.

Të gjithë kemi dëgjuar histori të mamave të dobëta, fizikisht, të cilat, për të shpëtuar fëmijën tentojnë të ngrenë një objekt tmerrësisht të rëndë.

Kur iu kërkohet që ta përsërisin këtë veprim mbinjerëzor më vonë, nuk mund ta bëjnë. Rreziqet krijojnë një qëllim të menjëhershëm, i cili krijon energji të menjëhershme.

Kur qëllimi ynë është i madh ashtu do të jetë dhe forca dhe energjia jonë.

Ka dy arsye përse nuk e dini qëllimin tuaj:

  1. Nuk flisni me veten
  2. Nuk e dini se nga vjen qëllimi

Ju mendoni se qëllimi vjen nga jashtë jush, jo nga brenda.

Njerëzit e vendosur dinë si të hyjnë thellë brenda shpirtit të tyre dhe ti flakin vetes se përse ekzistojnë dhe se çfarë duan të bëjnë me këtë dhuratë që quhet jetë.

Vetëm qeniet njerëzore kanë arritur në pikën ku nuk e dinë më se përse ekzistojnë.

Ata nuk e përdorin mendjen  dhe i kanë harruar njohuritë e fshehta të trupit të tyre, ndjesive apo ëndrrave.

Ata nuk e përdorin njohurinë që shpirti u ka vendosur secilit prej tyre.

Ata as nuk e dinë këtë dhe ecin verbërisht në rrugën drejt asgjësë.

Qëllimi mund të ndërtohet, forcohet dhe të bëhet më frymëzues çdo ditë. Ne jemi tërësisht të përgjegjshëm mbi ndjenjën tonë të qëllimit.

Ne mund të hyjmë brenda shpirtit tonë dhe ta krijojmë ose jo.

Energjia në jetët tona varet tërësisht nga qëllimi që jemi të gatshëm të krijojmë.