Highlight Receta

Ëmbëlsira me çokollatë që do t’iu lë pa mend!

ëmbëlsira

A jeni të gatshëm për të provuar një shije të re ëmbëlsire, diçka që më parë nuk e keni provuar. Ju njohim me ëmbëlsirën me çokollatë që do të bëhet receta juaj e preferuar.

 

Brumi

½ filxhan (115 g) gjalpë;

½ filxhan (80 g) sheqer pluhur;

1 vezë e madhe;

1 ½ filxhanë (185 g) miell;

2 lugë kakao pluhur;

¼ lugë çaji kripë;

 

Filli

⅓ filxhan (80 g) ujë;

½ filxhan (115 g) gjalpë;

1 lugë çaji kafe nes;

1 filxhan (170 g) çokollatë të errët;

⅓ filxhan (65 g) sheqer;

1 lugë gjelle vanilje;

1 kripë majë;

3 vezë;

mjedra të freskët;

sheqer pluhur;

Përgatitja e brumit:

Shtoni gjalpin dhe sheqer pluhurin dhe përzieni në një enë plastike. Tani shtoni vezën dhe përzieni me mikser. Shtoni miellin dhe kakaon dhe kripën dhe përzieni me një lugë derisa të përzierja të marr formën e brumit. Lëreni në frigorifer për 30 minuta. Ngrohni furrën në 190 gradë dhe shtrini brumin në një hollues dhe vendoseni në një tepsi 23 cm. Mos harroni peta duhet të jetë pak më e madhe se tepsia dhe duhet të mbulojë anët e saj.Preni preni pjesën e tepërt. Tani shpojeni me një pirun vende vende dhe pjekeni në temperaturë 190 gradë Celsius. Pjekni për 15 minuta, pastaj ndalni temperaturën në 150˚C

Përgatitja e fillit:

Nxeni një tigan të mesëm, shtoni ujin dhe gjalpin. Shtoni kafe dhe përzieni derisa të gjithë përbërësit të tretën.

Shtoni në një enë çokollatën, sheqerin dhe vaniljen dhe derdhni përzierjen e gjalpit të nxehtë. Përzieni derisa çokollata të shkrihet.  Shtoni vezët dhe përzienin mirë. Tani kthe fillin në tepsi. Pjek për 12-15 minuta.

Ftohe për të paktën 30 minuta. Dekoroje me mjedra të freskëta dhe sheqer pluhur.

Shijojeni.