Familja Highlight

Eksperimenti i thjeshtë shkencor që ta provoni me fëmijët tuaj

fëmijët

Ekzistojnë disa eksperimente të thjeshta që me të vërtetë i bëjnë përshtypje fëmijëve. Ata nuk mund ta kuptojnë plotësisht shpjegimin që qëndron pas tyre. Por do t’i kujtojnë për gjithë jetën e tyre dhe mund t’i ndihmojnë shumë të kuptojnë diçka në orën e fizikës kur të vijë koha.

Më poshtë mund të gjeni një eksperiment të thjeshtë shkencor që fëmijët e tuaj do ta pëlqejnë.

Triku me laps

Të gjitha që ju duhen: Një qese polietilen, disa lapsa të thjeshtë dhe ujë.

Eksperimenti është ky: Mbushni gjysmën e qeses polietilen me ujë. Shponi qesen me lapsat në pjesën e mbushur me ujë. Dhe do të vëreni që uji nuk do të rrjedhë aspak!

Shpjegimi: Nëse e shponi qesen me lapsa dhe vetëm pastaj e mbushni me ujë, padyshim që uji do të rrjedh nëpër vrimat që keni bërë. Por nëse e mbushni atë së pari dhe pastaj futni lapsat, uji nuk do të rrjedhë aspak. Ky është rezultat i faktit se kur polietileni ‘thehet’, molekulat e tij lëvizin më pranë së bashku. Në këtë rast, polietileni shtrëngohet rreth lapsave. E kështu uji nuk do të rrjedhë aspak.