Highlight Modë & Bukuri Sport / Fitness

E vërteta e dietës tre ditore me ujë!

dieta tre ditore

Dieta 3-ditore e ujit u krijua në vitet 1980 nga një individ i panjohur dhe ende përdoret.

Kjo dietë duhet të përdoret për arritjen e qëllimeve të shpejta dhe të shkurtra të humbjes së peshës.

Dieta e ujit 3-ditore përfshin një plan të konsumit me 0 kalori. Një dietë e thjeshtë ku ju duhet të pini vetëm ujë dhe asgjë tjetër për tri ditë.

Përgjatë kësaj kohe ju duhet të shmangni çdo lloj ushqimi dhe ilaqe.

Duke pirë shumë ujë, kjo dietë ushqen muskujt, stabilizon fyrmarrjën, ju nuk ndiheni të uritur dhe shkrini yndyrën.

Sipas Mackie Shilstone, autor i “The Fat Burning Diet” shërben si plan detoksifikimi. Sipas tij duke pirë vetëm ujë për tri ditë ju  largoni të gjitha toksinat e grumbulluara në  organzimin tuaj.

Sipas Institutit për Hulumtime Psikoaktive, teoria që qëndron pas dietës 3 ditore të ujit është të pirit ujë të ftohtë për të rritur nxehtësinë e trupit.  Kur futet uji i ftohtë, trupi do të djegë më shumë kalori në mënyrë që të ngrohë ujin dhe ta sjellë atë në temperature normale të trupit.

Sa më i ftohtë të jetë uji, aq më vështirë do të funksionojë trupi për të qëndruar i ngrohtë. Kështu, ndodhë djegia e më shumë kalorive. Duke pirë ujë të pijshëm, ju nuk do të ndieni urinë.

 Aspektet pozitive:

Çështja numër një që i jep pikë pozitive kësaj diete është kostoja e saj e lirë dhe qasja. Gjithkush mund të pijë ujë pa limit dhe pa shpenzuar , kështu çdokush mund ta provojë kërë dietë. Dieta me ujë 3-ditore mund të ndihmojë në humbje të peshës. Kjo dietë përdoret në vecanti në rastet kur njerëzit dëshirojnë të humbin shpejtë në peshë.

Anët negative:

Njerëzit që mbajn këtë dietë kanë shumë mundësi të kthejnë në një kohë të shkurtër kilogramët e humbur. Dieta 3-ditore e ujit nuk është gjithashtu për ata që vuajnë nga sëmundje serioze. Mungesa e vitaminave përgjatë këtyre diteve mund të qoj në dëmtim, diabet ose dehidrim.