Highlight Kura natyrale Shëndeti

A i dini vetitë shëruese të kësaj fare që keni në shtëpi?

vetitë shëruese

Farat e susamit janë shumë të shëndetshme për organizmin tonë në përgjithësi.

Ato mund të zvogëlojnë inflamacionin, presionin e ulët të gjakut, parandalojnë diabetin, ndikojnë në ndërtimin e eshtrave të forta, parandalimin e një shumëllojshmërie kanceresh, mbrojtjen nga rrezatimi, përmirësimin e tretjes, rritjen e shëndetit të zemrës, eliminimin e stresit, eliminimin e depresionit kronik. Njerëzit të cilët kanë alergji në lloje të ndryshme farash nuk duhet të konsumojnë atë, sepse ajo mund të shkaktojë atyre efekte anësore.

Këto lloje fara janë vendase në Indi dhe Afrikë. Ato mund të shtohen në sallata, tërshërë, të përzihen me fara të tjera etj. Ato përdoren në mbarë botën. Ka shumë përfitime të shëndetshme. Pos benefiteve shëndetësore kjo farë u jep shije të mirë ushqimeve tona.

Sidoqoftë përdorimi i shumtë i farave të susamit do të ndikojë në acarim të zorrës së trashë, prandaj keni kujdes me sasinë.

Njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet të shtojnë farat e susamit në dietën e tyre sepse mund t’u ndihmojnë atyre të ulin simptomat e shkaktuara nga kjo sëmundje. Gjithashtu njerëzit që nuk vuajnë nga kjo sëmundje duhet të shtojnë farat e susamit në dietën e tyre, sepse magnezi që është përbërësi i farave të susamit mund të zvogëlojë shanset për të marrë diabetin.

Pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 2 duhet të përdorin vajin e farave të susamit, sepse mund t’i ndihmojë ata të parandalojnë efektet negative nga disa ilaçe që përdoren për diabetin siç është glibenklamidi. Kjo farë mund të përmirësojë funksionin e sistemit tuaj oral. Gjithashtu nivelet e glukozës në trupin tuaj do të jenë të qëndrueshme, që do të thotë se diabeti është në nivele të qëndrueshme.