Highlight Lifestyle Storie Inspirimi Të tjera

Dhjetë stimujt e mendjes

Dhjetë stimujt e mendjes

Mendja e njeriut reagon ndaj stimujve përmes të cilëve mund  të rrisë në një shkallë të lartë vibrimi tipare të njohura si entuziami, imagjinata krijuese, dëshira e fuqishme etj…

Stimujt ndaj të cilëve mendja reagon më lehtë  janë:

-Dëshira për marrëdhënie seksuale,

-Dashuria,

-Një dëshirë e zjarrtë për famë, pushtet ose përfitim financiar,

-Muzika,

-Miqësia ndërmjet atyre që i përkasin të njëjtit seks ose atyre të sekseve të kundërta,

-Një aleancë e mendjes mjeshtërore e bazuar në harmoninë e dy ose më shumë njerëzve, të cilët bëjnë aleancë për përparimin   shpirtëror ose të përkohshëm,

-Vuajtjet e përbashkëta, të tilla si ato të përjetuara nga njerëz që janë persekutuar,

-Vetësugjestionimi,

-Frika,

-Narkotikët dhe alkooli,

Dëshira për marrëdhënie seksuale radhitet në krye të listës së stimujve, ajo ”rritë” me shumë efektshmëri vibrimet e mendjes dhe vë në lëvizje “rrotat” e veprimit fizik. Tetë prej këtyre stimujve janë të natyrshëm dhe konstruktivë. Dy janë destruktiv. Emocioni i seksit është me shumë mundësi stimuli më intensiv dhe i fuqishëm në krahasim me të gjithë stimujt e tjerë të mendjes.