Highlight UNIK +

Dallimi në mes të njerëzve të palumtur dhe të lumtur është mirënjohja

mirënjohja
Valentina Rexhaj

Motivuese

Dallimi në mes të njerëzve të palumtur dhe të lumtur është mirënjohja. Njerëzit e lumtur janë njerëz mirënjohës.

Ata të palumturit ankohen për çdo gjë kurse të lumturit janë mirënjohës edhe në situata të vështira .Kur kemi ardhur ne këtë bot me vete na janë dhënë aq shumë dhurata, aq shumë të mira, aq shumë bekime.

Neve na janë dhënë të gjitha!

Njeriu shumë shpejtë mësohet me çdo gjë dhe merr çdo dhuratë si asgjë dhe nuk është mirënjohës për atë çfarë ka. Shumica e njerëzve mendojnë se nuk kanë asgjë për të qenë mirënjohës sepse mendojnë se të kenë vetëm gjëra materiale atëherë kanë diçka. Ne posedojmë aq shumë bollëk ne vete. Mirënjohja ka fuqi me te madhe se sa lutja sepse kur lutemi për të fituar gjëra materiale ne vibrojmë se nuk kemi. E kështu kemi ndenja se nuk kemi mjaft dhe fitojmë ato qe i krijojmë.

Kurse Mirënjohja e ka një fuqi të madhe sepse çdo herë kur je mirënjohës ti kthen fokusin kah ato që ke dhe universi te shpërblen çdo herë më shumë sepse ti vibron se ke dhe kështu çdo herë ke më shumë se për çka te jesh mirënjohës. Tani ka nga ata qe mund të thonë se un skam për çka te falënderohem. Vet jeta jote është dhuratë kur ti mund ti hapesh sytë çdo mëngjes, mund të flasësh, të ecësh, të hash, të vraposh, të këndosh dhe çdo ditë është dhuratë.

Bëhu Mirënjohës për Jetën, ditën, për frymëmarrjen, për sytë, për trupin, për përqafimin e fëmijës, bashkëshortit/tës, prindit, gjyshit, shokut. Bëhu njeri mirënjohës dhe universi çdo herë do të shpërblej më shumë. Le të bëhet rutinë e ditës. Mirënjohja dhe kështu do të shpërblehi çdo herë e më shumë. Sepse do të ndiheni shumë më mirë se sa kur ankoheni se ju krijoni dhe kështu duke qenë mirënjohës ju krijoni më shumë të mira në jetën tuaj. Kur ti merr jetën si dhuratë, do marrësh çdo ditë dhurata tjera.