Highlight Të tjera

Çka është energjia “Chi”?

chi
Chi është fuqia e brendshme e energjisë së trupit tënd, Është ura ndërmjet të jashtmes tënde dhe burimit. Shtrihet ndërmjet të manifestuares, botës së formës dhe të pamanifestuarës. Chi mund të njësohet me një lumë apo një rrymë energjie. Nëse përqendroheni në vetëdijen e thellë në brendësi të trupit, ju jeni duke përgatitur rrugën e lumit mbrapa te burimi. Chi është lëvizje, e pamanifestuara është qetësi. Kur ti arrin një qetësi absolute, ke shkuar tej brendësisë së trupit dhe përtej Chi-së te burimi vetë. E pamanifestuara. Chi është lidhja ndërmjet të pamanifesuares dhe universit fizik.

Kështu, nëse e çon vëmendjen thellë në brendësi të trupit mund të arrish këtë te kjo pikë, kjo e veçantë , ku bota shkrihet në të pamanifestuaren dhe e pamanifestuara merr formë si një rrymë energjie e Chi-së, e cila bëhet më pas, bota. Kjo është pika e lindjes dhe vdekjes. Kur vetëdija jote është drejtuar nga jashtë, mendja dhe bota ngrihen. Kur është e drejtuar nga brenda , kupton burimin e vet dhe rikthehet në shtëpi, brenda të pamanifestuarës. Më pas, kur vetëdija jote kthehet mbrapa te bota e manifestuar ti merr formën e identiteti që përkohësisht kishe braktisur. Ti ke një emër, një të kaluar, një situatë jetë, një të ardhme. Por në një aspekt të veçantë, ti nuk je personi që ishe më parë, ti do ta kesh parë një realitet brenda vetes që nuk është i kësaj bote, edhe pse nuk është ndarë nga kjo, ashtu si nuk është ndarë nga ti.

Tani lejo që praktika jote shpirtërore të jetë kjo, ndërkohë që vazhdon me jetën tënde, mos i jep njëqind përqind vëmendje botës së jashtme dhe mendjes sate. Mbaj pak përbrenda. Ndieje brendësinë e trupit dhe kur je i zënë me aktivitetet e përditshme, veçanërisht kur je i zënë me një lidhje sentimentale apo kur je i lidhur me natyrën. Ndieje qetësinë thellë brenda. Mbaje portën  të hapur. Është  mundur të jesh i vetëdijshëm ndaj të pamanifestuarës nëpërmjet jetës sate. Ti e ndien atë si një ndjenjë të thellë paqeje, një qetësi që nuk të lë asnjëherë, çfarëdo që të ndodhë ashtë. Ti bëhesh urë ndërmjet të pamanifestuarës dhe të manifestuarës, ndërmjet Zotit dhe botës. Kjo është gjendja e lidhjes me burimin që ne quajmë përndritje.

Mos ki përshtypjen që e pamanifestuara është e ndarë nga e manifestuara. Si mund të jetë e mundur?

Është jeta brenda çdo forme, thelbi i brendshëm i gjithçkaje që ekziston. Vetë ajo e përfshinë këtë botë.