Highlight Receta

Cheesecake në gotë e shijshme dhe e lehtë!

Cheesecake

E kujt nuk i pëlqen një ëmbëlsirë ‘Cheesecake’? Nëse jeni në shtëpi e keni një dëshirë të lartë për të provuar një copë nga kjo ëmbëlsirë, rrini të qetë! Sepse tani, mund ta përgatisni atë shumë shpejtë e pa fare mundim.

Kjo është receta e Cheesecake në gotë.

Përbërësit:

Krem Hopla i ëmbël;

Krem i trashë (Philadelphia mundësisht);

Sheqer;

1 limon;

Fruta mali të ngrira;

Mënyra e përgatitejs:

Përzini kremin e trashë me ekstrakt vanilleje dhe sheqer e limon. Shtoni kremin hopla të rrahur më parë.

Në një tigan shtoni frutat e malit me pak sheqer. Kjo do t’ju marrë 5 deri në 8 minuta. Largojeni nga zjarri.

Merrni gotat ku doni të vendosni Cheesecake-un tuaj. Kremi duhet të jetë më i trashë.

Futeni në frigorifer për 20 minuta.

Pas 20 minutave vendosni përmbi xhemin e krijuar më parë me fruta mali.

Servoni dhe shijojeni.