Highlight Lifestyle Modë & Bukuri

Çfarë të veshni që përshtypja e parë të jetë pozitive?

veshje

Të gjithë e dijmë se përshtypja e parë është gjithçka në një marrdhënie.

Brenda  sekondave të parë që dikush hedh sytë mbi ju, ata vijnë në një përfundim se kush jeni! Nëse jeni një person  pozitiv apo negativ. Pra, me përshtypjet e para duke u bazuar në pamjen fizike, nuk duhet t’ju tingëlloj befasi që veshja juaj luan një rol të madh në përshtypjen që ju lini tek njerëzit.

Unik Portal ju sjell 4 këshilla se si të përdorni veshjen për të lënë një përshtypje pozitive që në takimin e parë.

Vishu qëllimshëm në një formë!

Mendoni për mesazhin që dëshironi të përcillni me veshjen tuaj. Për shembull, nëse jeni duke u veshur për një intervistë, duhet të vishni një veshje që tregon profesionalizmin tuaj tek personi që ju interviston. Veshja në një formë me qëllim nuk do të thotë që ju nuk e bëni për të shfaqur personalitetin tuaj, por ju lejon të mendoni më thellë rreth qëllimit që keni dhe përcjelljes së një mesazhi serioziteti përmes veshjes tuaj.

Merr parasysh ngjyrat e rrobave që veshë

A keni menduar ndonjëherë se si ngjyrat që vishni kanë një efekt në disponimin tuaj? Sa herë që vishni diçka rozë ose të verdhë, ajo menjëherë rrit disponimin tuaj!  Kjo është për shkak se ngjyra ka fuqi. Ngjyrat që vishni jo vetëm që ndikojnë tek ju si përdorues, por ato shkaktojnë reagime emocionale në njerëzit që hasni. Për shembull, ngjyra e verdhë jep një përshtypje shumë të ngrohtë që dërgon mesazhin se jeni miqësor dhe i arritshëm.

Zgjidhni këpucët e duhura

Këpucët tuaja kanë fuqinë për të bërë të mrekullueshme dukjen tuaj. Ato gjithashtu kanë fuqinë për të lënë përshtypje pozitive ose negative. Një studim hulumtues në vitin 2017 gjeti se shumica e njerëzve përcaktojnë rreth 90% të personalitetit të dikujt vetëm duke shikuar këpucët e tyre.

Mos harroni, rrobat nuk janë vetëm rroba. Siç thotë Judith Rasband, “mënyra se si ne vishemi ndikon në mënyrën se si mendojmë, mënyrën se si ndihemi. Por, edhenë  mënyrën se si veprojmë dhe mënyrën se si reagojnë të tjerët për ne. Përdorni këto këshilla për të siguruar që ju të merrni një reagim pozitiv nga të tjerët në çdo kohë.