Highlight Meditimi

Çdo gjë që duhet të dini rreth meditimit dhe humbjes në peshë

humbje e peshës

A keni shtuar shumë në peshë?

Para se të vendosni për ti hyrë një diete,  provoni strategjinë e thjeshtë dhe pa kosto që mund të ju ndihmojë të pakësoni kilogramët  e juaj, por edhe të heqni stresin dhe ankthin nga shpatullat tuaja.

Është fjala për meditimi. Meditimi  është një praktikë e përditshme e pastrimit të mendjes tuaj në mënyrë që të kthehet në një vend të mendimit të qartë dhe emocioneve të qeta.

Disa njerëz praktikojnë meditimin të paktën  pesë minuta në ditë. Shumica e ekspertëve të meditimit sugjerojnë njerëzit të meditojnë  deri në 20 minuta çdo ditë.

Si të meditoni?

Meditimi nuk është i vështirë!

Nëse po filloni, provoni të meditoni  pesë minuta sapo të zgjoheni. Kështu do  pastroni  mendjen para se të përballeni me angazhimet e ditës.

Thjeshtë mbyllni sytë dhe përqendrohuni në modelin e frymëmarrjes tuaj pa u përpjekur ta ndryshoni atë.

Përqëndrohu vetëm në frymëmarrjen tënde.

Nëse mendja juaj endet,thjeshtë drejtojeni mendjen tuaj përsëri në frymëmarrjen tuaj.

Libshtein sugjeron praktikimin e meditimit për 10 minuta çdo ditë. Pesë minuta në mëngjes dhe pesë natën. Ai e pranon se “koha nuk është aq e rëndësishme derisa meditoni  rregullisht.”

Mund të jetë e vështirë të krijohen zakone të reja, kështu që nëse nisni vetëm me pesë minuta në ditë, kjo është në rregull.

Koha më e mirë për të medituar është mëngjesi dhe para se të shkoni në gjumë. Ndihuni të lirë të uleni ose të shtriheni, çfarëdo që është më e rehatshme për ju.

Cila është lidhja midis meditimit dhe humbjes së peshës?

Para së gjithash, po, ka një lidhje! “Meditimi mund të jetë një mjet efektiv për t’i ndihmuar njerëzit të humbasin peshën,” tregon Libshtein.

Çfarë e bën meditimin aq të fuqishëm?

Kjo na ndihmon të bashkojmë mendjen e ndërgjegjshme dhe të pavetëdijshme për të rënë dakord mbi ndryshimet që duam të aplikojmë për sjelljen tonë.

Këto ndryshime mund të jenë një numër faktorësh të tillë si dëshirat për ushqim jo të shëndetshëm ose kontrollin e sjelljeve të ngrënies.

Është e rëndësishme për të kuptuar mendjen tuaj, sepse kjo është ajo ku ato zakone të këqija  shpesh na bëjnë të ngritemi në peshë.

Meditimi mund t’ju ndihmojë të jeni më të vetëdijshëm për këto dhe, me praktikë, t’i anashkaloni ato dhe madje t’i zëvendësoni ato me shprehi të mira ushqimi dhe të dobësoheni./UnikPortal/