Highlight Storie Inspirimi

Çdo betejë e vogël është një hap përpara!

betejë

Jeta është udhëtimi më i gjatë që do të bësh ndonjëherë.

Dhe, në secilën ditë të saj do të kesh para vetës beteja.

Por, këto beteja do të të shpiejnë përpara.

Jeta është diçka ironike që kërkon trishtim për të kuptuar çfarë është lumturia, zhurmë për të vlerësuar heshtjen dhe mungesën e dikujt për të kuptuar rëndësinë e pranisë së tij/saj.

Në jetë, durimi nuk ka të bëjë me pritjen; është aftësia për të ruajtur një sjellje dhe qasje të mirë, ndërkohë që punon fort për ëndrrat, duke e ditur që ia vlen.

Kështu që nëse do të provoni, kushtojini kohë dhe shkoni deri në fund. Mund të kërkojë të mos hani dhe flini atje ku jeni mësuar, për javë të tëra.

Mund të kërkojë që të largoheni shumë nga zona juaj e rehatisë. Mund të kërkojë sakrificë marrëdhëniesh dhe gjërash që i keni familjare.

Mund të kërkojë që të pranoni t’ju vënë në lojë. Mund të kërkojë shumë kohë në vetmi.

Por, vetmia, është dhuntia që i bën gjërat e mëdha të mundura. Ju jep hapësirën që ju nevojitet.

Çdo gjë tjetër është një provë e vendosmërisë suaj, se sa shumë e doni në të vërtetë.

Dhe nëse e doni, do ta bëni, pavarësisht dështimit dhe shanseve kundra. Dhe në secilin hap do të ndiheni më mirë.

Do të kuptoni se përpjekja dhe lufta nuk gjendet në rrugë, ajo është vetë rruga. Dhe ia vlen. Kështu që nëse do të provoni, shkoni deri në fund. Nuk ka ndjesi më të mirë në botë…