Highlight Storie Inspirimi

Buzëqeshi jetës!

buzëqeshi jetës

Drita e diellit dhe të qeshurat. Ja çfarë i kuron shumicën e frikave dhe shqetësimeve.

Problemet tmerruese zgjidhen më mirë në dritë sesa në errësirë. Dhe ka shumë mënyra për t’i nxjerrë në dritë.

Zgjidhni një problem që ju frikëson.Më pas bëni bëni veprimet e rekomanduara më poshtë:

-diskutojeni me dikë
-vizatoni një hartë me piktura mbi një fletë të madhe
-bëni listat e “10 më të mirat” për problemin
-tregojini vetes disa shaka rreth problemit
-këndoni për të dhe në fund kërceni

Nëse i bëni të gjitha këto gjëra ju premtojmë se problem juaj do të duket më qesharak dhe më pak i frikshëm, se më parë.

Është e pamundur të qeshni fort dhe të jeni të frikësuar në të njëjtën kohë.

Humori është forma më e lartë e krijueshmërisë. Është më i vështiri për tu bërë dhe më i miri për tu dëgjuar.

Humori, si të gjitha krijimet e tjera, ka të bëjë me kryerjen e kombinimeve të pazakonta. Sa më befasues kombinimi, aq më shumë të bën të qeshësh.

Niveli juaj i motivimit do të rritet gjithmonë prej humorit. Sa herë që ngecni, kërkojini vetës ti merrni gjërat më lehtë. Kërkojini vetes të krijoni disa zgjedhje qesharake.

E qeshura do t’i shkatërrojë të gjithë kufijtë e të menduarit tuaj. Kur ju qeshni, jeni të hapur ndaj çdo gjëje.