Highlight Receta

Bukë pizza dhe peperoni

pizza

Të gjithë përbërësit e picës të mbledhur në një brum të vetëm shumë të shijshëm. Kjo bukë që përgatitet lehtë, bën që e gjithë familja ta shijojë një darkë të mirë.

E kush nuk i do picat në fund të fundit?

Përbërësit që ju duhen:

Brum pice;
Djath Mozzarella;
40 peperoni;
1 vezë;
1 lugë gjelle parmesan i grirë;
Origano;

Mënyra e përgatitjes është kjo:

1. Nxeni furrën në 180 gradë Celcius. Shtroni letër për pjekje në tepsi.

2. Hapni brumin në tepsi me dorë. Shtoni kaçkavallin mozzarella.

3. Shtro 40 peperoni të radhitur në këtë brum, dje filloni ta grumbulloni brumin duke formuar kështu një rolle, si në fotografinë e mëposhtme.

3. Përzini 1 vezë me një lugë ujë. Merrni një brushë dhe lyjeni brumin me të.

4. Përzini 1 lugë gjelle djath parmesan me oregano. Shperndajeni përmbi brum.

5. Piqeni për rreth 14 deri në 18 minuta deri sa të merr ngjyrë kafe të artë. Servojeni me salcë pice ose salcë marinara.

A ju pëlqeu receta e bukës pizza me peperoni?