Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Arti i të dëgjuarit, mëso të dëgjosh të tjerët!

dëgjim

Kur je duke dëgjuar një person tjetër, mos dëgjo vetëm me mendjen tende, dëgjo me të gjithë trupin . Ndieje fushën e energjisë së brendësisë së trupit, ndërkohë që dëgjon. Kjo të tërheqë vëmendjen nga të menduarit dhe krijon një  hapësirë paqeje që të aftëson ndaj të dëgjuarit të vërtetë pa interferencën e mendjes. Je duke i dhënë personit tjetër hapësirë për të qenë. Është dhurata më e vlefshme që ti mund të japësh.Shumë njerëz nuk dinë të dëgjojnë, pasi pjesa më e madhe e vëmendjes së tyre është e zënë duke menduar.

Ato i japin më tepër vëmendje asa sesa asaj që personi tjetër është dukë thënë, dhe absolutisht ndaj asaj që është vërtetë e rëndësishme, qenia e personit tjetër –përtej fjalëve dhe mendjes. Patjetër, ti nuk mund ta ndiesh qenien e dikujt tjetër, përveç së nëpërmjet tëndes. Ky është fillimi i kuptimit të unitetit, pra i dashurisë. Në nivelin më të thellë të qenies, ti je një me gjithçka që është.

Shumë lidhje njerëzore konsistojnë më së shumti në ndërveprimin e mendjeve me njëri tjetrin, jo mes komunikimit ndërnjerëzor. Asnjë lidhje nuk mund të lulëzoj në atë mënyrë, ndaj ka shumë konflikte në lidhje. Kur mendja udhëheqë jetën tënde, koflikti, grindja dhe problemet janë të pashmangshme. Të qenit në kontakt me brendësinë e trupit krijon një hapësirë të qartë të jomendjës me anë të së sëcilës, çdo lidhje mund të lulëzojë./Unik Portal/