Highlight Të tjera

 Ajo që duan të gjithë

 Ajo që duan të gjithë

A nuk do t’ju pëlqente të mësonit një frazë magjike që mund t’i jep fund çdo debati, që di të ngjallë mirëkuptimin reciprok dhe t’i shtyj të tjerët që t’ju dëgjojnë me kujdes?

Nëse po, atëherë filloni duke thënë: “Nuk ju vë faj aspak nëse mendoni në këtë mënyrë. Po të isha në vendin tuaj ka mundësi të mendoja edhe unë kështu!”

Do të shikoni menjëherë që me këto fjalë edhe njeriu më grindavec e inatçi do të qetësohej si me magji. Dhe kur të thoni këtë, duhet të jeni plotësisht i sinqertë.

Nëse edhe ju do të jetonit si ka jetuar Al Kapone, edhe ju do të kishit temperamentin dhe karakterin e tij, do të ishit bërë si ai dhe do të gjendeshit në burg.

Edhe në sferat më të larta të politikës ndodhesh përditë në momente ku duhen përballuar probleme të mbrehta në marrëdhëniet me të tjerët. Presidenti i SHBA-ve, Taft, dinte të përdorte vlerat e pafund të simpatisë, për të neutralizuar qëndrimet armiqësore ndaj tij.

Njerëzimi e kërkon dhe e dëshiron me zjarr simpatinë. Vogëlushët tregojnë menjëherë plagët apo gërvishtjet, për të ngjallur simpati tek të rriturit, të mëdhenjtë flasin me pasion për aksidentet, sëmundjet, operacionet kirurgjikale që kanë kaluar. Të gjithë duan të ngjallin mëshirë për fatkeqësitë e tyre reale apo imagjinare.

Prandaj, nëse doni t’i bëni të tjerët që të pranojnë mendimin tuaj, rregulli i artë që është të shprehni simpati për mendimet dhe dëshirat e tyre.