Highlight Të tjera

A I keni sytë e shkruar? Lexojeni këtë patjetër…

sytë e shkruar

A I keni sytë e shkruar? Apo njihni dikë me sy të shkruar? Këto janë gjërat që duhet të dini…

Sytë ‘Hazel’ janë tepër të bukur!

Këta sy janë një kombinim i ngjyrës kafe dhe asaj së gjelbër. Dhe shpesh kanë një ‘unazë’ ngjyrë kafe afër fundit të retinës.

Mirëpo ngjyra ‘hazel’ apo ndryshe ngjyrë lajthie, nuk është një ngjyrë e vërtetë. Është një kombinim i ngjyrës kafe, gjelbër dhe kaltër.

Është një fakt që të gjithë sytë e shkruar janë unik e të veçantë. Nuk ka sy të shkruar identik.

Njerëzit që kanë ‘sytë e shkruar’ janë mbresëlënës. Ata kanë karakteristika të veçanta. Thuhet se ata mund të kapin idenë e dikujt apo të kuptojnë se si njerëzit e tjerë ndiejnë me sytë e tyre. Njerëzit me sytë ‘hazel’ kanë këto karakteristika:

 

  • Plotësisht të Pavarur;

Pothuajse të gjithë njerëzit që posedojnë sytë ngjyrë lajthie, veprojnë vetëm. Ata janë të pavarur, dhe kanë dëshirë që të gjitha vendimet ti marrin sipas mendjes së tyre.

  • Të gatshëm për t’u përballur me rrezikun;

Njerëzit me sy të shkruar me të vërtetë duan të marrin rreziqe. Ata ushqejnë ëndrrat e tyre dhe kanë objektiva specifike për të arritur. Prandaj, ata janë të gatshëm të marrin dhe të merren me rreziqet në rrugën e tyre drejt suksesit.

  • Shumë të ndjeshëm;

Një karakteristikë e njerëzve me sy të shkruar është se ata janë shumë të ndjeshëm ndaj çdo gjëje, ata zemërohen lehtë dhe gjithashtu bëhen impulsivë në disa raste.