Highlight Të tjera

A e dini se çfarë do të thotë secili emocion i juaji?

Çdo emocion në jetën tonë ka një rol të caktuar, siç vërehet edhe nga veçoritë e tyre biologjike.

– Kur ndiejmë zemërim, gjaku vërshon në duar duke na e bërë më të lehtë të rrokim një armë apo ta godasim kundërshtarin. Të rrahurat e zemrës shtohen bashkë me prodhimin e hormoneve si adrenalina e cila na jep energji të mjaftueshme për veprime të vrullshme.

– Kur kemi frikë, gjaku shkon te muskujt e mëdhenj skeletorë, si këmbët, duke na e bërë më të lehtë të largohemi me shpejtësi. Fytyra zbardhet sepse i gjithë gjaku shkon te muskujt e mëdhenj skeletorë, si këmbët, duke na e bërë më të lehtë të largohemi me shpejtësi. Fytyra zbardhet sepse i gjithë gjaku shkon përnjëherësh te këmbët.

– Ndër ndryshimet biologjike kryesore të gjendjes së lumturisë, është rritja e aktivitetit të një qendre të trurit e cila pasohet nga entuziazmi dhe gatishmëria për t’u marrë me detyrat e radhës në kuadër të përmbushjes së një sërë qëllimesh.

– Dashuria, butësia dhe përmbushja seksuale kanë të bëjnë me stimulimin e sistemit para simpatik. Ato shkaktojnë të kundërtën e reagimit “lufto dhe largohu” që aktivizohet rëndom nga emërimi dhe frika.

– Kur ngremë vetullat përnjëherësh si shprehje e habisë, sytë hapen më shumë se zakonisht duke rritur sasinë e dritës që godet retinën.

– Funksioni kryesor i trishtimit është të na ndihmojë të përballemi me një humbje të rëndësishme siç mund të jetë vdekja e një njeriu të afërt apo një zhgënjim i madh.

– Inteligjenca Emocionale – Daniel Goleman (Shtëpia Botuese “Pema”)