Highlight Të tjera

3 këshilla të Ligjit të Tërheqjes që libri ‘Sekreti’ nuk ua mësoi

këshilla

Si ta përdorni Ligjin e Tërheqjes për ti manifestuar ëndrrat e juaja? Tashmë me siguri që jeni në dijeni dhe të familjarizuar me librin ‘Sekreti’ të autores Rhonda Byrne. Por çfarë nuk po ju tregon ky libër rreth Ligjit të Tërheqjës? Janë disa gjëra të cilat do ti kuptoni më poshtë.

1. Emocionet e juaja flasin më shumë se fjalët.

Emocionet tuaja përfaqësojnë nivelin tuaj të vibrimit. Ato ju tregojnë se sa afër jeni me atë që dëshiron shpirti juaj. Ato ju bëjnë të ditur nëse jeni duke krijuar diçka që dëshironi ose diçka që nuk dëshironi.

  1. Të ndihesh mirë është më e rëndësishme sesa të vazhdosh të identifikosh atë që dëshiron.

Nëse jeni duke shpresuar për një arritje  të caktuar në jetën tuaj, por jeni duke u ndjerë keq që nuk e keni tashmë atë, çfarë mendoni se emocionet tuaja po i komunikojnë Universit? Ndjenja e tmerrshme është e vetmja gjë që Universi merr. Çdo gjë është vibracionale- dhe në momentin kur mendoni se po përçoni dëshirë dhe ndjeheni keq, vibrimi juaj është negativ. Në vend të kësaj, provoni ta zhvendosni vëmendjen tuaj te çdo gjë që ju jep gëzim.

3. Ligji i tërheqjes gjithmonë i përgjigjet vibrimeve tuaja.

Ju gjithmonë jeni duke komunikuar me Universin.

Nëse kjo duket si një mendim dërrmues, mos u shqetësoni. Ju nuk duhet të monitoroni vazhdimisht mendimet tuaja. Ju nuk duhet të ndiheni fajtorë për të menduar për diçka që nuk ju pëlqen. Thjesht lejoni mendimet dhe ndjenjat tuaja për t’ju udhëhequr larg gjërave që nuk doni dhe ndaj gjërave që dëshironi.