Një numër i madh i hulumtimeve tregojnë se personat që pinë kafe në krahasim me ata që nuk pinë kanë më pak gjasa të preken nga diabeti i tipit 2 sëmundja e Parkinsonit dhe çrregullimet psikike, më pak raste të kancereve të caktuara dhe nuk preken nga problemet e ritmit të zemrës. Përveç ujit, kafja është pija më e konsumuar në botë. Kafeja për shumë kënd është mënyra më e mirë për ta nisur ditën kthjellët dhe me energji. Kështu miliarda njerëz në Botë, çdo ditë e nisin ditën me një kafe. Por, a keni menduar se çfarë ndodhë me trupin dhe trurin tuaj në gjashtë orët e para pasi keni pirë kafe.
Kafeja dhe truri
Arsyet kryesore pse njerëzit pinë kafe janë për të rritur vigjilencën, koncentrimin dhe për të mbajtur humorin e tyre në nivel. Shkencërisht është vërtetuar se:
– Disa kimikate brenda kafesë nxisin qarkullimin e gjakut,
– Kimikatet në mënyrë efektive bllokojnë aktivitetin e adenosinës, neurotransmetuesit që na bën të përgjumur,
– Transmetimi i dopaminës rritet, e cila përmirëson koncentrimin dhe rritë vigjilencën.
– Nivelet e rritjes së acetilkolinës gjithashtu rrisin aktivitetin e muskujve.
– Ngre nivelin e serotoninës, duke krijuar një ndjenjë energjike dhe të relaksuar.
Hulumtuesit vazhdojnë të studiojnë përfitimet e mundshme afatgjata të kafesë në tru, duke përfshirë kujtesën e përmirësuar, parandalimin e shumë sëmundjeve të trurit, uljen e shanseve që të prekeni nga depresioni.
Kafeja dhe trupi
Ndërsa shumica e njerëzve konsumojnë kafe për përfitimet e tyre neurologjike, kafeja gjithashtu mund të përmirësojë edhe disa funksione të trupit.
Ja disa përfitime:
– Kafeja rrit normën tonë metabolike, e cila përshpejton djegien e yndyrës.
– Kimikatet brenda kafesë mund të përmirësojnë dukshëm performancën fizike dhe forcën.
– Kafja është burim i madh i antioksidantëve (komponimet e luftimit të sëmundjes).
– Një filxhan kafe përmban 11%, 2% dhe 6% të kompensimit ditor të rekomanduar, të vitaminave B2, B3 dhe B5.
– Përmbajtja e kafesë duket se ka një efekt mbrojtës në mëlçi.
– Kafeja ndihmon në qarkullimin më të mirë të enëve të gjakut.
Sa zgjatë efekti i kafesë? -Brenda 10 minutave të parë, kafeina fillon nxitjen e qarkullimit të gjakut dhe përmirëson ritmin e zemrës. Brenda 20 minutave, dy efektet e para arrihen dhe ju filloni të ndiheni më energjik, lodhja neutralizohet si dhe do të ndiheni më të koncentruar. Brenda 30 minutave trupi i juaj fillon të prodhojë më shumë hormone. Brenda 40 minutave trupi prodhon më shumë serotonin, i cili përmirëson funksionimin e neuroneve brenda kurrizit të quajtur motoneuron. Kjo çon në shtim të forcës dhe koordinim të përmirësuar të muskujve. Brenda 4 orëve rritet metabolizmi qelizor, i cili inicion djegien e përshpejtuar të kalorive. Trupi do të shkatërrojë yndyrnat ndërsa nivelet e acidit brenda stomakut rriten.
Brenda 6 orëve kafeina prodhon një efekt diuretik, duke promovuar aktin e urinimit. Gjatë kësaj kohe, afërsisht gjysma e kafeinës së konsumuar më herët është larguar. Si përfundim: Siç mund ta shihni, kafeja ka shumë përfitime të fuqishme shëndetësore. Ajo përmirëson disponimin tonë dhe lehtëson mërzinë. Njëkohësisht, ajo rrit vigjilencën dhe fokusimin, dhe ndihmon në marrjen e vendimeve. Fizikisht, kafeja promovon djegien e yndyrnave, dhe përmirëson koordinimin e muskujve dhe forcën. Ndoshta më të rëndësishme se sa përfitimet afatshkurtra të kafesë janë përfitimet e mundshme në afat të gjatë. Hulumtimet e shumta vazhdojnë të mbështesin teorinë se konsumimi i kafesë ka efekt kundër kancerit, depresionit, sëmundjeve kardiovaskulare, sulmet në tru dhe sëmundjeve të tjera të rënda. Rekomandohet konsumimi i katër filxhanëve kafe në ditë, duke shtuar edhe konsumimin e ujit gjatë ditës.