Highlight Storie Inspirimi

8 thënie të mençura e inspiruese nga shkencëtarja Marie Curie

Maria Curie

Marie Curie, ishte gruaja e parë që fitoi çmimin Nobel në dy kategori, fizikë dhe kimi. Ne ju sjellim disa thënie të mençura e inspiruese nga shkencëtarja e njohur.

Kur mundësitë për zhvillim akademik ishin shumë të vogla, Marie Curie mësoi fshehtas, sepse ishte e papranueshme të pranohej në një botë akademike që ju takonte meshkujve.

Së bashku me burrin e saj Pierre Currie, i cili po ashtu ishte një shkencëtar i njohur, zbuluan radiumin dhe poloniumin. Pasi burri i saj vdiq, ajo vazhdoi me zhvillimin e mëtutjeshëm të rrezeve X dhe ndihmoi në integrimin e radiatimit si terapi për kancerin.

Ja ku janë 8 thënie të mençura e inspiruese nga Marie Curie:

“Asgjëje në këtë jetë nuk duhet frikësuar, vetëm duhet kuptuar. Tani është koha për të kuptuar më shumë, që të frikësohemi më pak.“

“Jeni më pak kureshtar për njerëzit, dhe më shumë kureshtar për idea të reja.“

“Mos keni frikë nga perfeksioni. Ju nuk do ta arrini kurrë atë.”

“Ne duhet të besojmë në vetën tonë. Ne duhet të besojmë se ne kemi një dhuratë të pazbuluar të cilën duhet ta marrim patjetër.”

“Nuk mund të shpresojmë që mund të ndërtojmë një botë më të mirë pa i rregulluar individët. Për këtë, të gjithë duhet të punojmë për rregullimin e vetës tonë.”

“Sa më i vjetër që bëhet njeriu aq më shumë beson se e tashmja duhet të shijohet e vlerësohet.”

“Dikush kurrë nuk mund të sheh se çfarë është bërë, vetëm çfarë ka mbetur për tu bërë. “

“Principi i parë i vetes: Kurrë mos lejo të mposhtesh nga njerëzit apo situatat e ndryshme.”