Highlight Storie Inspirimi

8 thënie inspiruese për jetë nga ndërmarrësi Richard Branson

Richard Branson

 Richard Branson është njeriu i cili, në hapësirën e pak më shumë se dhjetë vjetësh, arriti të kthejë një dyqan të vogël muzikor në një biznes të madh të shpërndarë nëpër tregje të shumta dhe që vepron në të gjitha kontinentet e globit.

Por ai është gjithashtu një njeri me shumë gjëra të mençura dhe frymëzuese për të thënë për jetën.

Ne kemi bashkuar një listë me 8 thënie inspiruese nga ky biznesmen shumë i suksesshëm dhe gjithnjë optimist.

Në sipërfaqe mund të duket sikur shumë prej tyre janë të rëndësishme vetëm për ndërmarrësit, por nëse mendoni për to më me kujdes, këtu gjeni një kuptim të plotë, të cilin mund ta përdorë çdokush.

1. Nëse je një ndërmarrës por nuk ke bërë asnjëherë gabim, atëherë nuk je vërtet një ndërmarrës

2.Nëse nuk e pëlqen atë që po bën, atëherë mos e bëj.

3. Krenaria kurrë nuk më ndalon të pranoj kur jam gabim.

4. Kurrë mos lejoni që fjala “nuk mundem” t’ju ndalojë nga ndjekja e ëndrrave dhe ideve tuaja.

5.Për mua, krijimi i një biznesi është diçka për t’u krenuar – kjo do të thotë të sjellësh njerëz të talentuar dhe të ndryshosh jetën e atyre që janë përreth jush.

6. Është shumë më mirë të premtosh pak dhe të japësh shumë se sa e kundërta.

7. Unë mendoj se arritja ime më e madhe është se gjithmonë u përpoqa t’u jepja njerëzve pavarësinë dhe mundësinë që të ndjehen përgjegjës për atë që po bëjnë. Unë kam qenë gjithmonë i gatshëm t’i shtyj njerëzit që të ndërmarrin rreziqet e tyre dhe të arrijnë qëllimet e tyre.

8. Ju nuk jeni me fat automatikisht. Duhet të punosh për të.