Highlight Të tjera

5 thënie nga urtësia e shkrimtarit Gabriel Garcia Marquez, që do t’iu mbushin plot me shpresë

thënie

Kur Gabriel García Márquez filloi të punojë në romanin e tij epik “Njëqind vjet vetmi”, ai duhej të largohej nga puna. Ai shiti makinën e tij dhe përfundoi në një sasi të madhe borxhi.

Në një moment, ai madje shiti shtrydhësen e preferuar të gruas së tij dhe tharësen e flokëve vetëm për të marrë disa para. Pasi ajo mësoi atë që ai kishte bërë, i tha atij: “Mos lejo që ky roman të dalë keq”.
Unik Portal ka grumbulluar disa nga thëniet më të thella nga ky njeri, i cili nuk ishte vetëm një shkrimtar tepër i talentuar, por edhe një person që – ashtu si shumë prej nesh – kalonte nëpër kohë të vështira.

Nëse për ndonjë arsye ju ndjeheni me disponim të ulët, lexoni më tej.

5 thënie nga urtësia e shkrimtarit Gabriel Garcia Marquez.

Një person nuk vdes kur duhet, por kur mundet.

Njerëzit e çmendur nuk janë të çmendur nëse pranoni arsyetimin e tyre.

Kurrë mos ndaloni së buzëqeshuri, madje as kur jeni të trishtuar, sepse kurrë nuk e dini se kush mund të bie në dashuri me buzëqeshjen tuaj.

Jini të qetë. Zoti ju pret në derë.

Ne duhet të përpiqemi dhe ta dëgjojmë zërin e fëmijës që është brenda nesh. Nëse e dëgjojmë atë fëmijë, diçka do të fillojë të digjet përsëri pas syve tanë. Nëse e humbim lidhjen me fëmijën, lidhja jonë me jetën do të përfundojë.