Shtëpi / Dekor

5 ngjyrat më të përshtatshme për shtëpinë tuaj

shtëpia

A nuk jeni të sigurtë se cilat ngjyra do të shkonin mirë në dhomën tuaj të ditës? Atëherë jeni në vendin e duhur. Në do të ju shpalosim ngjyrat më të bukura që do të duken thjeshtë të mrekullueshme në shtëpinë tuaj.

1. E pembe e lehtë; Kombini i paletës së ngjyrave të pembe dhe atyre që shihën më poshtë do të bëjnë ambientin tuaj aq të ëmbël sa vetë ngjyrat.

2. E kaltër; Një pasqyrim i qetësisë do të mbretërojë në dhomat tuaja nëse vendosni të përdorni paletën e ngjyrave në fjalë. Një oqean i qetë i kaltër do t’iu paraftyrohet në dhomën tuaj të ditës.

3. E zezë; Për shumë njerëz ngjyra e zezë nuk është edhe aq e përshtatshme për ti lyer muret e shtëpisë së tyre. Mirëpo ju do të mahniteni me këtë kombinim të ngjyrave aq të bukur saqë do të ndryshoni mendjën. E zezë, e kaftë të kombinuara me ngjyra të lehta si jeshile e ngjyrë hiri, thjeshtë perfeksion.

4. Ngjyrat e ndezura; Ndoshta nuk jeni fans i ngjyrave që ju marrin sytë, mirëpo ky është kombinimi i duhur për shtëpinë tuaj. Një prekje e lehtë e ngjyrave të ndezura dhe atyre më të lehta.

5. Balancim ngjyrash; Kush nuk do ti donte këto ngjyra në shtëpinë e tyre? Janë të kombinuara aq bukur dhe të gjithë do të kenë vëmendjën tek to.