Highlight Shëndeti

5  aktivitete të mrekullueshme që ju ndihmojnë të lironi  stresin!

stresi

A po ndiheni vazhdimisht të lodhur dhe në stres? A po mendoni që është e vështirë të dilni nga kjo situatë?

Epo e keni gabim, sepse përmes disa aktiviteteve ju mund të ndjeheni krejtësisht ndryshe, më energjik dhe të liruar nga stresi.

Ja lista e aktiviteteve që propozon Unik, me anë të të cilave ju mund të lironi stresin dhe lodhjen.

 1.Yoga

Yoga është një aktivitet relaksues që do të ndihmojë në pastrimin e mendjes suaj dhe relaksimin e trupit tuaj. Ju mund të praktikoni Yoga i vetëm ose t’ju bashkohen klasave të ndryshme që praktikojnë Yoga disa herë në javë.

2.Kickboxi

Regjistrohu në një klub kickboxi për të reduktuar stresin dhe për të tonifikuar trupin.Kjo është një nga mënyrat më të mira për të përballuar dhe kaluar zemërimin tuaj.

3.Rregullimi i kopshtit

Unik beson që rregullimi i kopshtit sjell të njëjtat përfitime sikur praktikimi i Yoga-s. Ju përveç që do të keni një aktivitet të ngjeshur fizik për disa orë, do të relaksoheni tej mase nga kjo punë

4.Noti

Notimi është një tjetër aktivitet atraktiv që do t’ju mundësoj stërvitje dhe lehtësim të stresit. Nëse keni kohë, bëni not rregullisht

5.Zumba

Çdo lloj vallëzimi do t’ju relaksojë, por Zumba është shumë më efektiv. Mos  shqetësoni nëse nuk e dini mirë tekniken e vallëzimit të Zumba-s. Ajo që është e rëndësishme është fakti që nivelet e stresit do të bien shumë.