Highlight Të tjera

4 mënyra që të komunikoni më qartë

A doni të komunikoni më qartë? Ja si e nis fizikanti Dominic Walliman seminarin e tij në një TEDxEastVan

– “A ju ka ndodhur ndonjëherë kjo gjë? Jeni duke biseduar me dikë, dhe ata po ju tregojnë diçka për një temë që ju intereson ose që dini shumë për të. Pastaj, në një moment kuptoni se keni humbur fillin e asaj që po flisnit … dhee … nuk ia keni më idenë se për çfarë po flisnit.”

Kur ndodh kjo, ndoshta jeni ndjerë keq – dhe keni menduar se nuk jeni aq të zgjuar sa të kuptoni ato që personi tjetër po ju tregonte ose e kundërta. Kjo mund t’i ndodh gjithkujt. Mirëpo, kur jeni folësi, ka disa gjëra që duhet të përmirësoni në mënyrë që të komunikoni më qartë me dikë.

Dominic Walliman shprehet: “Kam arritur në një përfundimin”- thotë ai -“se mund t’i shpjegoni kujtdo çfarëdolloj teme, mjaft të komunikoni në mënyrën e duhur.”

Filloni në vendin e duhur

“Të gjithë kanë një shkollim dhe dije ndryshe nga tuajat, prandaj është detyra jonë t’i shpjegojmë informacionet në terma që kupton dëgjuesi.”, thotë Walliman. Nëse nuk e dini se çfarë formimi ka ai/ajo, thjesht pyeteni. Ndërkohë që shpjegoni diçka, pyesni personin tjetër “A e kupton?”, “A duhet ta shpjegoj ndryshe?”
Nëse jeni duke biseduar me njerëz që kanë një formim për të cilin ju nuk keni asnjë informacion, atëherë hamendësoni. Gjeni një pikë të përashkët dhe përpiquni të jeni më të qartë.

Mos shkoni shumë larg në shpjegime

Shumica prej nesh duan të mësojnë – por ne mund të përvetësojmë vetëm dicka të vogël brenda një kohe të caktuar. Mos i bombardoni njerëzit me shumë informacione njëkohësisht.”është më mirë të shpjegosh dy-tre gjëra, të cilat kuptohen, sesa të japësh të gjitha informacionet pa lejuar përtypjen nga dëgjuesit.” thotë Walliman.

Le të themi se ju dhe një miku juaj jeni në një muze arti. Shikoni një pikturë që e pëlqeni shumë. Edhe pse tundoheni për t’i treguar gjithcka dini mbi atë pikturë, mos e bëni.
Në vend të kësaj, përpiquni të bëni disa pyetje për ta përfshirë edhe mikun tuaj. Kjo mund ta ndihmojë mikun tuaj të fillojë ta vlerësojë apikturën dhe artin. Për shembull, pyesni mikun tuaj se si i duket piktura? Çfarë lloj skene natyrore përcepton ai duke parë pikturën.

Qartësia mbi saktësinë

Kur flisni për një temë për të cilën jeni shumë i informuar, keni prirjen të bëheni impulsiv që të arrini perfeksionin. Megjithatë, ky impuls mund ta zbehë komunikimin mes jush dhe audiencës, miqve apo kolegëve.
“Mënyra më e mirë për të bërë këtë gjë, është duke shmangur zhargonin. Sa më e thjeshtë gjuha që përdorni aq më mirë komunikoni.” thotë Walliman. Me pak fjalë, krijoni bazat e njohurive që doni të përcillni pastaj shtoni dijet, gjithmonë nëse ata duan të dinë më shumë.

Komunikoni me entuziazëm

“Nëse jeni duke marrë kohë për t’i shpjeguar diçka dikujt, ka një arsye përse po e bëni këtë gjë. Ndoshta mendoni se është diçka e rendesishme ose diçka shumë, shumë interesante”, thotë Walliman. Dhe nëse është kjo e fundit, ai shton – “Sa më shumë t’ia përcillni dikujt entuziazmin tuaj, aq më të ngjarë ka që ai të mbaj mend ngjarjen.” Prandaj, pyesni veten: “Pse mendoj se kjo temë është interesante?”

Një mënyrë për ta bërë këtë është të jepni shembuj. Demonstrojini se si lënda apo ideja që po shpjegoni është e rëndësishme për jetën e tyre. Kjo nuk vlen vetëm për mësimdhënien, kjo vlen edhe në punë, në karrierë e kështu me radhë.
Të kuptoni se si ta shpjegoni më mirë idenë tuaj kërkon kohë, kështu që mos u dekurajoni.