Highlight Storie Inspirimi

30 mësime jete nga një 90 vjeçar!

mësime jete

E nga kush mund të mësojmë më shumë se nga një njeri që ka kaluar në çdo fazë jete? Këtu do të gjeni 30 mësime jete nga një 90 vjeçar. Mësime këto, që do t’iu bëjnë të kuptoni shumë gjëra në një mënyrë tjetër.

Lexoni ato!

1. Jeta nuk është e drejtë, por prapë është e mirë.
2. Kur jeni në dyshime, thjesht bëni një hap tjetër të vogël.
3. Jeta është shumë e shkurtër për mos ta shijuar.
4. Puna juaj nuk do të kujdeset për ju kur të jeni sëmurë. Familja dhe shoqëria po.
5. Mos blini gjëra për të cilat nuk keni nevojë.
6. Nuk keni nevojë të fitoni çdo argument.
7. Qani bashkë me dikë. Është më ‘shëruese’ se kur qani vetëm.
8. Është në rregull të nevrikoseni me Zotin. Ai mund ta përballojë.
9. Ruajeni veten për gjërat që kanë rëndësi.
10. Kur është puna tek çokollatat, rezistenca nuk ka vlerë.
11. Bëni paqe me të kaluarën tuaj, për të mos shkatërruar të tashmen.
12. Është në rregull që fëmijët t’ju shohin duke qarë.
13. Mos krahasoni jetën tuaj me të tjerëve. Ju nuk keni ide se çfarë udhëtimi kanë pasur ata.
15. Nëse një lidhje duhet të jetë sekrete, nuk duhet të jesh në të.
16. Merrni frymë thellë, qetëson mendjen.
17. Largoni gjërat e pavlera.
18. Çdo gjë që nuk të vret, në të vërtetë të bën më të fortë.
19. Kurrë nuk është vonë të jesh i lumtur.
20. Kur është puna për të ndjekur atë që do në jetë, kurrë mos thuaj “jo”.
21. Ndezi qirinjtë, vishni fustanin e bukur. Mos pritni një ditë speciale. Çdo ditë është speciale.
22. Përgatituni më herët për cdo gjë.
23. Fal, por mos harro.
24. Gjithmonë zgjedh Jetën.
25. Mos e merrni veten aq seriozisht, askush nuk e bën këtë.
26. Fëmijët tuaj do të kenë vetëm një fëmijëri.
27. Zoti ju do sepse është ZOTI, jo për atë që keni bërë apo nuk keni bërë.
28. Dilni jashtë çdo ditë, mrekullitë ju presin.
29. Më e mira ka kohë për të ardhur.
30. Jeta nuk vije me një fjongo, por është një dhuratë!