Highlight Yoga

3 pozita të Yoga-s për të forcuar eshtrat

yoga

 Tashmë benefitet e shumta të yoga-s janë të njohura për publikun e gjerë. Por a e keni ditur se Yoga sjellë një sërë të mirash për eshtrat tona?

Sidomos për personat që vuajnë nga osteoporoza!

Ne do t’iu hedhim një sy 3 pozitave të Yoga që ndihmojnë eshtrat e juaja.

3 pozita të yoga-s për të mbajtur eshtrat e juaja të forta.

1. Vrkasana (Pozita Pemë);

Pozita Pemë është një zgjedhje fantastike për kultivimin e stabilitetit dhe balancimit në këmbët tuaja e gjunjët. Kjo pozitë ju mëson të gjeni një lidhje të fortë me token.

2. Trikonasana (Pozita Trekëndësh);

Një tjetër pozitë qëndruese në këmbë, trekëndëshi mban të dyja këmbët tuaja në tokë, por ju kërkon të zhvendosni peshën e shpatullave përpara nga ijet tuaja. Duke vepruar kështu, ju mësoni se si të balanconi “jashtë qendrës”.

3. Setu Bandhasana (Pozita Urë);

Kjo pozitë kërkon që ju të mbështetni peshën tuaj të trupit duke u mbajtur poshtë në tokë fuqishëm përmes gjunjëve, këmbëve dhe ijeve si dhe krahëve dhe shpatullave tuaja.

Nëse doni të praktikoni yoga në shtëpi shikoni sa më shumë video dhe material informuese, përndryshe kërkoni ndihmën e profesionalistëve.