Highlight Të tjera

Frika nga vdekja

frika nga vdekja

Për disa frika nga vdekja është ndër llojet më mizore të frikës. Arsyeja është e qartë, për dhembjet e tmerrshme të frikës lidhur me mendimin e vdekjes në shumicën e rasteve mund të fajësohen drejtpërdrejt fanatizmat fetare. Të ashtuquajturit “paganë” janë më pak të frikësuar nga vdekja, sesa më “të civilizuarit”. Për qindra miliona  vjet njeriu ka pyetur dhe është ende pa një përgjigje: “prej nga ai?” dhe “ku”?

Napoleon Hill shkruan në librin e tij “Mendo dhe bëhu i pasur”, se  njëherë kishte lexuar një libër me titull “Katalogu i Zotit”, në të cilin ishin të listuara 30.000 perëndi që njeriu i ka adhuruar. Mendoni për këtë!

Tridhjetë mijë prej tyre, duke filluar nga një gjallesë deti e deri te një qenie njerëzore. Nuk është pak çudi që njerëzit të frikësohen me afrimin e vdekjes. Kurse udhëheqësi fetar mund të mos jetë në gjendje të sigurojë një vajtje të sigurt në parajsë dhe as të na e heqë një të drejtë të tillë, të lejojë të pafatët të zbresin në ferr, mundësia e të cilëve duket aq e tmerrshme , sa vetëm mendimi për të e mban imagjinatën të ngrirë në mënyrë kaq realiste, se ajo e paralizon arsyen dhe krijon frikën e vdekjes.

Frika nga vdekja nuk është aq e zakonshme tani sa në kohërat  kur nuk kishte kolegje dhe universitete të mëdha. Njerëzit e shkencës e kanë kthyer qendrën e vëmendjes mbi të vërtetën e botës, dhe kjo e vërtetë po i çliron me shpejtësi burrat dhe gratë nga kjo frikë e tmerrshme nga vdekja. Të rinjtë dhe të rejat që ndjekin kolegjet dhe universitetet nuk impresionohen lehtë nga “zjarri” dhe “squfuri”.

Përmes ndihmës së biologjisë, astronomisë, gjeologjisë dhe shkencave të tjera të ngjashme frika e kohës së errët, e cila kishe kapluar mendjet e njerëzve dhe shkatërruar arsyen e tyre ka ardhur duke u shuar.

Spitalet psikiatrike janë të mbushur me burra dhe gra  që janë çmendur për shkak të frikës nga vdekja. Kjo frikë është e padobishme. Vdekja do të vijë, pavarësisht nga ajo që dikush mund të mendojë për të. Pranojeni atë si një domosdoshmëri dhe nxirreni jashtë vetes këtë mendim. Ajo duhet të jetë një domosdoshmëri ose nuk do të vijë fare/ Ndoshta kjo nuk është aq e keqe sa është përshkruar.

E gjithë bota përbëhet vetëm nga dy gjëra, energjia dhe materia. Në fizikën elementare ne mësojmë se  as materia e as energjia nuk mund të krijohen dhe as të shkatërrohen. Si materia, ashtu edhe energjia mund të shndërrohen, por asnjëra nuk mund të shkatërrohet.

Nëse jeta do të quhej diçka, ajo është energji. Nëse as energjia dhe as materia nuk mund të shkatërrohen, natyrisht  që edhe jeta nuk mund të shkatërrohet. Jeta, si format e tjera të energjisë, mund të kalojë në procese të ndryshme tranzicioni ose ndryshimi, por ajo nuk mund të shkatërrohet. Vdekja është një tranzicion i thjeshtë.

Nëse vdekja nuk  do të ishte një ndryshimi thjeshtë ose tranzicion, atëherë asgjë nuk vjen pas vdekjes, përveç një gjumi të qetë të gjatë e për përjetshëm, dhe nuk  ka pse të  kemi frikë nga gjumi. Kështu ju mund të harroni përgjithmonë frikën nga vdekja.