Highlight Storie Inspirimi Success ZONE

Kur flasim për një person të suksesshëm, flasim për dikë që ka miliarda në llogarinë e tij bankare, dikë që është autor i bestsellerave të shumtë, ose ndoshta për dikë që ka nën zotim një komb të tërë.

Por nëse pyesni personat që i japin kuptim përkufizimit më lart për një njeri të suksesshëm, shumë do t’ju thonë që këto arritje nuk janë ato që i bëjnë ata të ndihen të plotësuar.

Më poshtë, Business Insider ka theksuar çfarë njerëzit më të fuqishëm – duke filluar nga presidenti Obama te autorja e kohëve të fundit Maya Angelow, – kanë për të thënë për suksesin.

– Miliarderi Richard Branson beson se suksesi lidhet me lumturinë. Sir Richard Branson, themeluesi i Virgin Group, që ka një vlerë diku rreth 5 miliard $, e barazon suksesin me përmbushjet personale.
‘Shumë njerëz e matin suksesin e tyre me sasinë e parave që ata bëjnë ose me njerëzit me të cilët ata bashkëpunojnë,‘ shkroi ai në Linkedin. ‘Sipas mendimit tim, suksesi i vërtetë duhet të matet me sa i lumtur ti je.’

-Bashkëthemeluesja e Huffington Post, Arianna Huffington, thotë që paraja dhe fuqia nuk janë të mjaftueshme. Huffington thotë që ndërkohë që mendojmë për suksesin midis dy matësve – parasë dhe fuqisë – na duhet të shtojmë një matës të tretë.
“Për të jetuar jetët që duam dhe meritojmë, dhe jo për ato që duam të arrijmë, na duhet një matës i tretë,” i tha ajo Forbes’ Dan Schawbe, “një matës i tretë i suksesit që shkon përtej matësve të parasë dhe fuqisë, dhe konsiston në katër elementë: mirëqenia, urtësia, besimi, dhe aftësia për të dhënë.”

Së bashku, këta faktorë ju ndihmojnë ju të kujdeseni për jetën tuaj psikologjike dhe të jeni vërtet i sukseshshëm.

– Investitori miliarder Mark Cuban thotë që nuk keni nevojë për para për të qënë të suksesshëm.
Në një intervistë në Steiner Sports, ai tha:
‘Për mua, përkufizimi i suksesit është të zgjohesh në mëngjes me një buzeqeshje në fytyrë, duke ditur që do të jetë një ditë e shkëlqyer. Unë kam qënë i lumtur dhe ndihesha i suksesshëm edhe kur isha i varfër. Atëhere kur ishim gjashtë djem në një apartament me tre dhoma, dhe flinim në dysheme.

– Trajneri legjendar i basketbollit, John Wooden, thotë që suksesi është çështje kënaqësie. Me 260 fitore dhe 10 tituj kombëtarë, Wooden është trajneri më i mirë në historinë e kolegjit të baskebollit.
Por përkufizimi i tij ka të bëjë më tepër me konkurrencën me veten tënde sesa me dikë tjetër:
‘E rëndësishme është të dish që ke bërë përpjekjen për më të mirën e munshme,’ tha ai në TED Talk në 2001.

– Investitori legjendar, Warren Buffett, vlerëson mbi të gjitha marrëdhëniet.
Me një të ardhur neto prej rreth 77.4 miliard $, Buffet është personi i dytë më i pasur në botë pas Bill Gates. Përkufizimi i tij për suksesin nuk ka të bëjë me paratë ose famën.

James Altucher, kreu i Berkshire Hathaway, njeherë u tha aksionarëve në një mbledhje vjetore që: “Unë e mas suksesin në bazën e numrit të njerëzve që më duan”.

– Autorja e vlerësuar, Maya Angelow, besonte se suksesi ka të bëjë me të pëlqyerit e punës që bën.
Më vonë, poetja laureate, që ndërroi jetë në vitin 86, la pas shumë libra dhe aforizma. Mënyra si ajo e përshkruan suksesin është më i miri: “Suksesi është të pëlqesh veten tënde, të pëlqesh atë që bën, dhe si e bën”.

– Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, beson se suksesi ka të bëjë me ndikimin që dikush lë në shoqëri.

Gates është personi më i pasur në botë, me një të ardhur neto prej 86 miliard $, por për të, suksesi ka të bëjë me lidhjet dhe atë që lë pas. Në një postim në AMA, Gates mori parasysh një postulat nga Warren Buffett kur u pyet për përkufizimin e tij në lidhje me suksesin:
“Warren Buffett ka thënë që matësi i suksesit është edhe sa njerëzit afër jush janë të lumtur dhe sa ata ju duan.”
Ai shtoi: “Është kënaqësi të ndjesh sikur ti je ai që bën diferencën – të shpikësh diçka, të rrisësh një fëmijë apo të ndihmosh njerëzit në nevojë.”

– Mësuesi shpirtëror, Deepak Chopra, beson se suksesi ka të bëjë me rritjen e vazhdueshme.
“Suksesi në jetë mund të përkufizohet si rritje e vazhdueshme e lumturisë dhe progresi në realizimin e arritjeve,” shkruan Chopra në “Shtatë ligjet shpirtërore të suksesit.”

– Presidenti Barack Obama fokusohet te ndryshimi i jetëve të njerëzve. Në Konventën Kombëtare Demokratike të vitit 2012, Zonja e pare Michelle Obama i tha audiencës që burri i saj “e filloi karrierën e tij duke shmangur punët me paga të larta dhe duke punuar në lagjet e varfra të Amerikës.”
Ajo vazhdoi duke thënë: “Për Barakun, suksesi nuk ka të bëjë me sa para ti bën. Ka të bëjë me ndryshimin që sjell në jetët e njerëzve.”

– Shpikësi Tomas Edison zbuloi që suksesi është ambicje. Edisoni – mbajtësi i mbi 1000 patentave – ka patur një etikë të çmendur pune. Prandaj, përkufizimi i tij për suksesin është shumë ambicioz: “Suksesi është 1% frumëzim dhe 99% mund.”

– Autori i famshëm, Stephen Covey, tha që përkufizimi i tij për suksesin është terësisht individual. Covey u bë i famshëm me librin e tij të botuar në 1989, “Shtatë sjelljet tipike të njerëzve të suksesshëm,” që është shitur në më shumë se 25 million kopje. Për Coveyn, suksesi është kategorikisht individual.

“Nëse hamendësoni fjalimin që doni që dikush të mbajë në funeralin tuaj,” shkruan ai në libër, “atëhere me siguri ju do mund të gjeni përkufizimin tuaj për suksesin.”

– Miliarderi John Paul DeJoria e shikon suksesin si “shumë punë” – gjatë gjithë kohës.
DeJoria beson se:
“Suksesi nuk ka të bëjë me paratë që keni. As me pozicionin që keni në punë apo shoqëri. Suksesi ka të bëjë me sa mirë e bëni diçka kur askush nuk është duke ju parë”.