Highlight Shëndeti Ushqehu shëndetshëm

12 ushqimet që luftojnë kancerin e gjirit

kanceri i gjirit

Kanceri i gjirit është një kancer i cili fillon në indet e gjirit. Diagnoza e hershme është mënyra më e mirë për të trajtuar në mënyrë efektive kancerin e gjirit, kështu që bërja e një mamografie vjetore është një nga mënyrat më të mira për gratë mbi 40 vjeç për të parandaluar këtë sëmundje.

Përveç diagnozës së hershme, mbajtja e qelizave tuaja të balancuara është mënyra e dytë më e mirë për të shmangur këtë sëmundje.

Më poshtë gjeni një listë e ushqimeve që përmbajnë komponimet kimike që ndihmojnë në ngadalësimin e zhvillimit të kancerit.

Çaj jeshil

Për mijëra vjet, çaji jeshil është përdorur si ilaç alternativ për të kuruar disa sëmundje. Çaji jeshil  sjell shumë përfitime në shëndet, ja disa prej tyre. Këto substanca janë antioksidantë që mbrojnë qelizat tona nga dëmtimet e ADN-së të shkaktuara nga radikalët e lira. Një gotë çaji jeshil në ditë është shuma e rekomanduar për çdo njëri që dëshiron të jetoj gjatë e me shëndet të mirë.

Lëngu i  shegës

Lëngu i shegës gjithashtu përmban polifenole. Polifenolet janë molekula me origjine organike bimore te pranishëm në shumë forma dhe varietete. Sipas studimeve të fundit, lënug i shegës ka potencial të jetë një mjet parandalues ​​për lloje të caktuara të kancerit, përfshirë kancerin e gjirit.

Frutat e malit

Këto fruta përmbajnë sasi të mëdha të polifenoleve, që mund të përmbajnë  veti antikancerogjene.  Për më tepër, ato janë të pasura me antioksidantë, siç është vitamina C.

Kumbulla dhe pjeshka

Studimet tregojnë se polifenolet e gjetura në kumbulla dhe pjeshkë mund të ndihmojnë në parandalimin e formimit të qelizave të kancerit të gjirit dhe t’i mbajnë ato nga shumëfishimi. Provat tregojnë se polifenolët ndihmojnë të vrasin qelizat kanceroze, pa dëmtuar qelizat e shëndetshme.

Perime e familjes së lakres

Këto perime zakonisht janë të pasura me antioksidantë (të tilla si vitamina C, E dhe K) dhe fibra. Perimet më të njohura cruciferous janë:Brokoli, lulelakra,arugula dhe lakra.

Perime jeshile

Perimet e gjelbra kanë vëti e lëndë të shumëta ushqyese. Perimet e gjelbra zakonisht janë të pasura me antioksidantë dhe fibra, gjë që i bën ata mjete të vlefshme kundër kancerit.

 Karotenoidet

Karotenoidet gjenden në fruta dhe perime të kuqe, portokalli, jeshile të errët dhe të verdhë. Këto ushqime janë shumë të pasura me vitaminë A, lutein, beta carotene dhe likopen, të cilat janë efektive kundër radikalëve të lirë.

Apigeni

Apigeni është një flavonoid që gjendet në fruta, perime dhe bimë të caktuara. Apigeni është një antioksidant, këto ushqime mund të kenë gjithashtu edhe veti anti-inflamatore. Burime të tij gjenden në majdanoz, selino, kamomil, mint, psinaq dhe jamball.

Acidet yndyrore Omega-3

Gjindet me bollëk në peshk të fresket acidet yndyrore omega-3 janë një lëndë ushqyese esenciale për funksionimin e sistemit tuaj imunitar. Burimet më të zakonshme të Omega-3 janë: salmoni, sardelet, merluci etj…

Drithërat

Drithërat përfshijnë lëndë ushqyese të shumëta esenciale të tilla si fibra, magnez dhe proteina. Orizi kafe, misri, elbi janë vetëm disa prej tyre.

Speci

Speci i djegstë përmban  veti të shumëta antkancer. Komponentet e tij janë antioksidant shumë i fuqishëm në luftën kundër radikalëve të lira.

Hudhra

Hudhra është veçanërisht e efektshme për njerëzit që vuajnë nga kanceri i gjirit.

Shafrani

Shafran ka kurkumin që ndihmon në zvogëlimin e efekteve toksike të disa qelizave të kancerit të gjirit dhe mund të pengojnë rritjen e qelizave të kancerit./Unik Portal/

Gjithmonë mbani mend se trajtimi i kancerit të gjirit duhet të mbikëqyret nga një mjek, megjithatë, këto këshilla mund të ndihmojnë për ta plotësuar atë, kështu që bisedoni me mjekun tuaj për këto ushqime.